Lexoni nga Zanafilla 6:5-22
Ristartimi i sistemit
Dhe ZOTI u pendua që kishte krijuar njeriun. (v. 6)

Izraeli i lashtë nuk bënte teologji sistematike. Ne kemi teori të tilla rreth Perëndisë siç është ideja që “Perëndia nuk mund të ndryshojë”, ide e cila ka tendencën ta shohë Perëndinë të palëvizshëm, statik dhe të parashikueshëm. Nga ana tjetër, koncepti që Izraeli i lashtë kishte për Perëndinë ishte më i ndryshueshëm. Perëndia ishte i gjallë, ai ndryshonte mendjen, dhe kishte ndjenja të forta. Në këtë tregim sot, Perëndia pendohet. Pra, teksti nuk thotë se Perëndia ishte i zëmëruar, siç e marrim shpesh me mend, por thotë që Perëndisë i vinte keq. Ai u pendua që kishte krijuar njeriun. Zemrat e njerëzimit, të mbushura me ligësi (v. 5), e brengosën zemrën e Perëndisë (v. 6).

Historia e përmbytjes është e para nga tre tregimet epike të Dhjatës së Vjetër që flasin për jetën, vdekjen dhe ringjalljen. Dy të tjerat janë eksodi dhe internimi. Pyetjet shumë të mira që ngrihen në këtë histori pasqyrohen edhe tek dy të tjerat: Si bashkekzistojnë gjykimi dhe dhembshuria e Perëndisë? A do të jetë ndonjëherë besnik populli i Perëndisë? A mund t’i mbijetojë populli i Perëndisë gjykimit të Perëndisë?

Më kujtohet shumë mirë kompjuteri i parë (desktop) që bleva disa dekada më parë. Ishte goxha i madh dhe i ngadaltë dhe acarues pa fund. Ngrinte (ose ngecte) gjatë gjithë kohës. Gjatë një prej shumë telefonatave që i bëja suportit teknik, më udhëzuan të përdorja diskun për “ristartimin e sistemit”. Kaq shumë probleme kishte kompjuteri im saqë gjëja më e mirë për t’u bërë ishte të ktheja gjithçka si më parë dhe t’ia nisja nga fillimi. Përmbytja është historia e parë e “ristartimit të sistemit” në Bibël, i ndjekur nga eksodi dhe internimi. Asnjë prej tyre nuk pati plotësisht sukses. Si përfundim, ishte e nevojshme një tjetër jetë, vdekje dhe ringjallje. — Jeff Munroe

Ndërsa luteni, meditoni rreth natyrës së Perëndisë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.