Meditime – 19 Mars

Lexoni nga Galatasve 4:8-11

Nuk ka kthim mbrapa

Vallë si ktheheni përsëri tek elementet e dobëta dhe të varfra, të cilëve doni prapë si përpara t’u shërbeni? (v. 9)

Për shkak të veprës së Krishtit, ne tani e thërrasim Perëndinë e Plotfuqishëm “Abba, Atë”. Jemi sjellë brenda familjes sepse Perëndia i vërtetë është kaq shumë i dashur. Ky është lajm i mirë! Sigurisht, nuk kishte qenë gjithmonë kështu për galatasit. Përpara se Pali t’u predikonte ungjillin, galatasit kishin qenë skllevër të shumë perëndive të rremë, që Pali i quan “elementet e botës” (v. 3).

Cilat janë këto “elemente”? Ato janë kënaqësia dhe shtytja për të qenë i lumtur pafundësisht përmes seksit apo alkoolit; lakmia dhe shtytja e vazhdueshme për të pasur më shumë, për të fituar më shumë para, për të zotëruar më të mirën dhe më të madhen e çdo gjëje; ose ndoshta edhe faji dhe shërbimi i zotave që janë të inatosur, të frikshëm dhe ngacmues, të cilët ju bëjnë të bëni gjëra të çuditshme për të kënaqur zemërimin e tyre.

T’u shërbesh këtyre gjërave premton mundësinë e lumturisë, por ato kurrë nuk të çlirojnë. Perënditë e rremë janë gjithmonë të uritur/etur për më shumë. Njerëzit e varur ndaj seksit nuk mjaftohen kurrë me të. Njerëzit e varur ndaj alkoolit, nuk arrijnë kurrë tek gota e fundit, por vazhdojnë të pinë derisa t’u bjer të fikët. Njerëzit e varur ndaj parasë nuk mendojnë kurrë se llogaria e tyre në bankë ka mjaftueshëm. Por Pali thotë se Krishti ju ka çliruar nga të gjitha këto! Gëzohuni në hirin e tij! Ngazëllohuni me njohurinë se Perëndia ka siguruar gjithçka që do të kemi nevojë për të pasur paqe! Mos u ktheni përsëri tek perënditë e lajmeve të këqija. Përqafoni Perëndinë e gjallë dhe njihni gëzim!—Scott Hoezee

Lutje: Ku tjetër mund të shkojmë o Jezus, sepse ti ke fjalët e jetës.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *