Meditime – 19 Prill

Lexoni nga Luka 18:9-14

Varfëri e bekuar

Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. (Mat. 5:3)

Zakonisht nuk e përfshijmë “varfërinë” në listën e atyre gjërave që i cilësojmë si “të bekuara”. Për ne varfëria është e keqe. Ne e lidhim atë me dështimin. Kur e kemi fjalën për njerëzit, zakonisht është një term solidariteti: “I varfri plaku Mere”, “Ah, e varfra ajo!”. Gjasat janë më të mëdha që bekimin ta lidhim me të qenit i pasur.

Por Jezusi thotë se bekimi fillon me skamjen. Ai nuk po thotë se është mirë të jemi të varfër në kuptimin e parë të fjalës. (Askush nga ata që kanë qenë vërtetë të varfër nuk do ta rekomandonte atë si përvojë!) Vini re se këtu Jezusi e ka fjalën për varfërinë frymërore. “Lum skamësit në frymë”.

Skamja e frymës rritet vetëm në një zemër të përulur. “Mbretëria e qiejve”, e cila është një shkurtesë e ungjillit për bekimin e pranisë dhe rregullit të Perëndisë mbi jetët tona dhe botën tonë, mund të përjetohet vetëm nëse kemi mësuar ta shohim veten me sinqeritet, ashtu siç na sheh Perëndia. Ne duhet të pranojmë faktin se nuk kemi asgjë për t’i ofruar Perëndisë përveç nevojës sonë të dëshpëruar për të. Siç e thonë edhe vargjet e një himni të vjetër: “Me duar të boshatisura vij / thjesht për t’u kapur pas kryqit tënd”.

A dini si t’i jetoni këto vargje? E vetmja rrugë për të pranuar Perëndinë është duke e përulur veten tonë, duke i zbrazur duart tona nga cilësitë dhe arritjet (përfshirë edhe ato fetare) që na bëjnë të ndihemi se e meritojmë favorin e Perëndisë, dhe pastaj të kthehemi tek ai dhe të kërkojmë mëshirë. Pak a shumë si një tagrambledhës që edhe ne e njohim. —David Bast

Lutje: O Shkëmb i përjetshëm, i çarë për mua, më lër të fshihem tek ti.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *