Meditime – 2 Gusht

Lexoni nga Zanafilla 16:1-16

Perëndia që shikon

Atëherë Agari thirri emrin e ZOTIT që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”. (v. 13)

Lajmi i diagnozës me kancer në gji më bëri të ndihesha e padukshme. Zemra ime e lënduar pyeste nëse Perëndia vërtetë më shikonte. Qëndroja e ulur në makinë e mpirë, e paralizuar, ndërkohë që jashtë bora binte me butësi. Flokët shumë të vegjël të borës binin mbi gominën e jashtme të dritares. Secili flok bore dilte në pah ndërkohë që binte mbi sipërfaqen e zezë dhe të ftohtë të gominës. Perëndia i foli zemrës sime të plagosur: “Unë shoh dhe njoh secilin prej flokëve të dëborës sipas formës së tyre të detajuar, ashtu si të shoh ty dhe njoh format e detajuara të qelizave të trupit tënd”. Kur ndihemi të padukshëm dhe kemi pikëpyetje dhe dyshime, Perëndia ynë është ai që sheh.

Te Zanafilla 16, Agari lufton me ndjenjën e të qenit e padukshme për shkak të papërgjegjshmërisë së Abramit dhe të planit të Sarajt për të qenë e pranuar nga kultura. Ajo pyet veten: “Kush më sheh mua?”. Dhe kështu, Agari arratiset. Por Zoti e gjen atë, e sheh dhe e dëgjon. Agari sheh Perëndinë në atë pikë intime kur kupton se Perëndia po e sheh atë. Perëndia është El-Roi, pra Perëndia që sheh. Rrethanat e saj nuk ndryshojnë, e megjithatë, ajo tani sheh Perëndinë pavarësisht se qëndron e fshehur. Dhe kur Agari sheh Perëndinë, e padukshmja i nënshtrohet dhe i dorëzohet fuqisë të të qenit e dukshme.

Ne kemi një Perëndi që sheh edhe atëherë kur ndihemi të pasigurta, të paqëndrueshme, të pafuqishme, të pavlerësuara apo të pabarabarta! Kur përjetojmë Perëndinë që na sheh, edhe sytë tanë hapen për ta parë atë. Dhe kur shohim Perëndinë, inkurajohemi dhe fuqizohemi. “Por duke parë turmat, [Jezusi] pati dhembshuri për ta, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë” (Mateu 9:36).—Michelle Christy

Lutje: O Perëndi, ti je me të vërtetë El-Roi, Perëndia që sheh. Hapi sytë tanë për të parë që ti na sheh.

Komente

komente