Lexoni nga Veprat e Apostujve 8:1-4
Përndjekës i të krishterëve
Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, duke tërhequr zvarrë burra dhe gra dhe i fuste në burg. (v. 3)

Unë kam gjithë jetën që jam i krishterë, dhe kam jetuar një jetë të qetë e të paqmë. Nuk kam përjetuar përndjekje, por kam jetuar në liri dhe drejtësi në vendin tim. Por kjo nuk është përvoja e të gjithë ndjekësve të Jezusit.

Njësoj siç “po shkatërronte kishën” Sauli, duke hyrë me forcë brenda shtëpive dhe duke i tërhequr zvarrë të krishterët për në burg, po këto gjëra ndodhin edhe sot. Dhjetëra mijëra të krishterë martirizohen çdo vit për shkak të besimit të tyre. Jetojmë në një botë të dhunshme. Dhe realiteti lakuriq është se personazhi kryesor i meditimeve të këtij muaji ishte në fillim një përndjekës i dhunshëm i të krishterëve. Këta njerëz nuk kishin bërë asnjë krim, përveçse kishin besuar se Jezusi ishte Mesia. Sauli kishte përparuar nga një vëzhgues pasiv, tek vdekja e Stefanit, në një përndjekës aktiv të të krishterëve.

Ndoshta nuk jemi fajtorë për përndjekje të dhunshme si Sauli, por që të gjithë ne, përpara se të takoheshim me Krishtin, kemi jetuar në kundërshtim me ungjillin. Pa Shpëtimtarin, ne të gjithë jemi në gjendje të bëjmë gjëra të tmerrshme. Sauli kishte nevojë për Jezusin. Ai kishte nevojë për atë që po përndiqte. Kur ai e kuptoi këtë gjë, dhe kur Jezusi mori situatën në dorë, atëherë jeta e tij ndryshoi tërësisht. Në rastin e Saulit, Perëndia mori përndjekësin më të madh të kishës dhe e ktheu në misionarin më të madh të saj. — John Koedyker

Ndërsa luteni, pranoni mëkatet tuaja, por lavdëroni Perëndinë që na shpëton në mënyrë të mrekullueshme.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.