Meditime – 2 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:3-5

Përshëndetja

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht. (v. 3)

Pali e fillon me një bekim. Këto lloj bekimesh vazhdojnë të jenë një shenjë dalluese për kishat e krishtera. “Paqja e Perëndisë” është zakonisht elementi i parë në shërbesat e të dielave. Kur vijmë përpara Perëndisë së Plotfuqishëm, është vërtetë qetësuese dhe bindëse njohuria, që nga momenti i parë, se nuk duhet të kemi frikë nga asgjë. Përkundrazi, mbulohemi nga hiri dhe paqja. Ky fakt, që mund të vijmë përpara Perëndisë dhe të marrim një përshëndetje të tillë, është i gjithë ungjilli me pak fjalë.

Për më tepër, sigurohemi për këtë bekim për shkak të fjalëve që Pali shkruan më tej: Jezu Krishti “e dha veten e tij për mëkatet tona” (v. 4). Ai na çliroi nga mëkati dhe vdekja, sepse nën drejtimin e Atit të tij, ai sakrifikoi veten e tij në kryq. Kjo është arsyeja përse në disa kisha, pastori bën shenjën e kryqit me dorë mbi një bashkësi kur jep përshëndetjen e Perëndisë në fillim ose bekimin e Tij në fund. Kryqi është burimi i hirit dhe i paqes sonë.

Kjo ishte një gjë që galatasit kishin nevojë ta dëgjonin dhe ta dëgjonin mirë sepse ata kishin arritur deri aty sa të besonin se nevojitej diçka më shumë për të qenë realisht dhe plotësisht të shpëtuar. Por Pali nuk e toleron fare këtë mendësi. E vetmja mënyrë për të marrë një bekim me “hir dhe paqe” nga një Perëndi i shenjtë është nëse jemi bërë vetë të shenjtë përmes sakrificës së përsosur të Jezusit në kryq. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë këtë bekim nga Perëndia. As edhe një.—Scott Hoezee

Lutje: Të falënderojmë ty o Perëndi për hirin dhe paqen tënde.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *