Lexoni nga Gjoni 19:1-37
Krishti Mbret
Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq, dhe ishte shkruar: “JEZUSI NAZARENAS, MBRETI I JUDENJVE”. (v. 19)

Java e Shenjtë filloi me hyrjen ngadhënjimtare të Jezusit në Jerusalem, i hipur mbi kërriçin e një gomari, duke nënkuptuar se po vinte mbreti i Izraelit. Ndërsa kur e premtja bëhet e dhunshme, Jezusi shpallet përsëri mbreti, por këtë herë me sarkazëm nga ushtarët (“Përshëndetje, o mbret i judenjve” [v. 3]) dhe me kokëfortësi nga Pilati (“Atë që kam shkruar, e kam shkruar” [v. 22]). Por edhe pse me sarkazëm apo kokëfortësi, fjalët e tyre ishin më të vërteta nga e vërteta që dinin ata.
Mbishkrimi i shkruar mbi Krishtin në kryq më kujton Psalmin 2. Lexojeni pak këtë pjesë nën dritën e të premtes së zezë: “Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota? Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër ZOTIT dhe të vajosurit të tij, duke thënë: “Le t’i këputim prangat e tyre dhe t’i heqim qafe litarët e tyre”. Ai që ulet në qiejt do të qeshë, ZOTI do të tallet me ta. Atëherë do t’u flasë në zemërimin e tij dhe do t’i trembë në indinjatën e tij të madhe, dhe do të thotë: “E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë” (Psalmi 2:1-6).
Ja ku është, pra, ironia e të premtes së zezë: ndërkohë që ushtarët romakë vrasin Jezusin me këmbënguljen e krerëve judenj, Perëndia po e inauguron Krishtin si mbret. Jo sipas mënyrës që të gjithë prisnin, por përkundrazi, sipas urtësisë së Perëndisë, ashtu siç duhet të ishte: “E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë”. — Jon Brown

Ndërsa luteni, adhuroni mbretin që u kurorëzua mbi një kryq.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.