Meditime – 2 Tetor

Lexoni nga Gjoni 5:1-17

A dëshiron të bëhesh më mirë?

Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: “A dëshiron të shërohesh?” (v. 6)

Disa nga përvojat më të këqija të jetës sime kanë qenë atëherë kur më ka kapur gripi. Fjalët nuk e përshkruajnë dot siç duhet atë ndjenjë: pra, kur je i lodhur por nuk fle dot gjumë, ke uri por nuk ha dot, ke dhimbje dhe nuk gjen dot lehtësim. Por gjithsesi, në këto raste kam fjeturgjumë gjithë ditën pa i kërkuar njeriu falje dhe i kam “detyruar” të afërmit e mi të kujdesen për tekat e mia. Në një farë kuptimi, sëmundja mund të jetë e dhimbshme por edhe joshëse.

Tek Gjoni 5, Jezusi takon një njeri, i cili ka 38 vjet i paralizuar. Këtij burri, Jezusi i parashtron një pyetje që është sa e pandjeshme, në dukje, aq edhe e qartë: “A dëshiron të shërohesh?”. Po pse e bën Jezusi këtë pyetje? A nuk është e dukshme që dikush që është në situatën e këtij njeriu do të donte të shërohej?
Jezusi e kuptonte natyrën njerëzore. Ndonjëherë, ata që ngarkohen me situatatë padëshirueshme pranojnë etiketimet që u vihen dhe gjejnë, deri diku, një lloj ngushëllimi nga fatkeqësitë e tyre për shkak se vetëm atë lloj jete kanë njohur. Shërimi nënkupton një nivel të ri përgjegjësie, parehatie dhe rreziku. Ne duhet të mësojmë të kemi besim që Shëruesi i madh do të jetë gjithashtu edhe Ngushëlluesi ynë ndërkohë që përballemi me një të ardhme të pasigurt pa pasur vargonjtë e të kaluarës.—DuaneLoynes

Lutje: O Zot, në të njëjtën frymë, ne të kërkojmë shërim për jetët tona dhe ngushëllim për shpirtrat tanë. Ne duam të shërohemi!

Komente

komente