Lexoni nga Zanafilla 18:1-15
Mundësia e pamundur
A ka vallë diçka që është e pamundur për ZOTIN? (v. 14)

Perëndia ndaloi për një vizitë nga shtëpia e Abrahamit dhe Sarës. Kjo është e habitshme. Ja ku është Perëndia në trajtë njeriu shumë kohë përpara mishërimit të Jezusit. Perëndia nuk është një sundues i largët apo ndonjë ide kozmike. Ai është personal, i vërtetë dhe i pranishëm. Abrahami ishte ulur përpara hyrjes së çadrës së tij në zhegun e ditës. Megjithëse Perëndia i kishte premtuar pasardhës dhe tokë (dhe i ishte shfaqur 12 herë duke i premtuar të njëjtën gjë), Abrahami dhe Sara nuk kishin asnjërën prej tyre. Jetët e tyre ishin vendosur në pritje.

Sarës i kishin kaluar vitet kur mund të sillte në jetë një fëmijë. Kështu që ajo qeshi kur Perëndia tha se ajo do të kishte një djalë. E qeshura mund të ketë shumë nënkuptime, duke përfshirë kënaqësinë, mrekullimin dhe madje edhe trishtimin. Në këtë rast, e qeshura e Sarës ishte një kombinim i mosbesimit dhe mospranimit. Siç thotë edhe Frederik Bjuknër: “Vetëm një i marrë do të besonte se një grua që kishte njërën këmbë në varr së shpejti do ta kishte këmbën tjetër në pavijonin e maternitetit” (“0 Ëndrra me sy hapur” fq. 25). Sara qeshi sepse edhe pse Perëndia tha diçka, trupi i saj i tha diçka tjetër. Ajo nuk ishte ndonjë shembull i besimit, nuk kemi në këtë histori as një “O Zot unë besoj, ndihmo mosbesimin tim”. Premtimet e Perëndisë ishin më shumë nga ç’mund të pranonte Sara.

Historia mbyllet pa një zgjidhje. Sara e mohon që qeshi, ndërsa Perëndia i thotë: “Qeshe që ç’ke me të”. Por ne e dimë se çfarë ndodhi; lindi një djalë, Isaku (emri i të cilit do të thotë “ai qesh”. Perëndia bëri atë që do të bënte sepse asgjë nuk është tepër e vështirë për Perëndinë. — Jeff Munroe

Ndërsa luteni, mendoni për premtimet e Perëndisë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.