Meditime – 20 Mars

Lexoni nga Galatasve 4:12-20

Të shushatur

Do të doja tani të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim. (v. 20)

Pali shpesh u përgojua nga kritikët që u transferuan në qytet pasi Pali ishte larguar. Kjo ndodhi në Korint dhe ndodhi gjithashtu edhe në Galati. Tek vargjet 12-20, ne shohim Palin njerëzor që shpreh një dhimbje kaq të rëndë, saqë kalon në ekstremitet verbal për të përcjellë emocionet e tij të gjalla (shumë vargje gjithashtu tek 2 Korintasve janë kështu).

Pali thotë se kur ai kishte qenë në Galati, marrëdhënia e tij me njerëzit kishte qenë shumë e mirë. Ata e donin Palin, edhe pse me sa duket ai po kalonte një kohë të keqe me sëmundje në atë kohë. Ata u varën aq shumë tek çdo fjalë e Palit saqë nëse ai do t’u kishte kërkuar sytë, ata do t’i kishin nxjerrë dhe do t’ia kishin dhënë. Ky mund të jetë një ekzagjerim, por thelbi qëndron, pra, ata e dëgjonin.

Por pastaj ata dëgjuan mësuesit e rremë me një mesazh ndryshe, dhe tani Palit i duhet t’u flasë pak ashpër. Kjo është një letër e vrazhdë. Por ai dëshiron që ata ta dinë se e gjitha kjo vjen nga dashuria, nga një zemër që pikon për ta.

Është e lehtë me distancën e historisë që t’i reduktojmë personazhet e Biblës në figura dy dimensionale ose në njerëz të vizatuar në xhama të ngjyrosur të cilët nuk janë të vërtetë. Por një paragraf plot dhimbje e ankth si ky tek Galatasve 4 na kujton se Pali ishte po aq njerëzor sa të gjithë ne. Perëndia nuk ka nevojë për shenjtorë prej plastike për të bërë punën e tij. Ai ka nevojë për njerëz me mish e me gjak si Pali, ose si të gjithë ne. Kjo është mënyra si shpallet dashuria e Krishtit.—Scott Hoezee

Lutje: Faleminderit o Atë, që na përdor për të bërë punën tënde thjesht kështu siç jemi.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *