Meditime – 20 Prill

Lexoni nga 2 Korintasve 7:9-10

Pikëllim i lumtur

Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen. (Mt 5:4)

Çfarë lloj pikëllimi është “pikëllimi i lumtur”? Jezusi nuk e saktëson llojin e caktuar të hidhërimit. Ai thjesht thotë: “Lum ata që vajtojnë”. Ka diçka të mrekullueshme rreth faktit që bekimi i Perëndisë qëndron mbi njerëzit që janë të trishtuar ose në zi. Ngushëllimi i Perëndisë u është premtuar atyre që janë me zemër të thyer, jo atyre që janë të shkujdesur.

Por Lumturitë lidhen fillimisht me gjendjen tonë frymërore dhe jo me gjendjen tonë emocionale. Ashtu si skamja, për të cilën Jezusi foli në lumturinë e parë, i referohej përulësisë së skamësve në frymë, po ashtu edhe vajtimi, për të cilin flet këtu, është kryesisht hidhërim frymëror. Pra, është pikëllim për mëkatin, për mëkatet dhe të metat tona, por gjithashtu edhe për prishjen tragjike të një bote të rrënuar nga mëkati.

Nuk është se bëhet fjalë për pikëllimin në vetvete si i bekuar. Por bekimi i vajtimit ka të bëjë më shumë me atë se ku mund të na çojë pikëllimi. Apostulli shkroi rreth “trishtimit sipas Perëndisë”, i cili është ai lloj pikëllimi për mëkatin që të çon në pendim dhe përfundimisht në shpëtim (2 Kor. 7:9-10). Shprehja kryesore e këtij lloj trishtimi tek Shkrimi gjendet tek psalmet e pendesës, ku Davidi na kujton se flijimi më i pranueshëm që mund t’i ofrojmë Perëndisë është një zemër e thyer dhe e penduar. (Psa. 51:17).
Dishepujt e Jezusit do të kërkojnë gjithmonë të kultivojnë pikëllimin që prodhon pendim, deri atë ditë, kur Zoti do t’i fshijë gjithë lotët tanë, dhe pikëllimi dhe psherëtimat do të largohen. —David Bast

Lutje: O Zot, ngushëllimi yt qoftë me të gjithë atë që vajtojnë.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *