Lexoni nga Zanafilla 22:1-19
A do të rezistojë besimi?
Abrahami . . . mori thikën për të vrarë të birin. (v. 10)

Ky tregim flet për një kohë shumë të ndryshme nga sot. Ideja e flijimit të kafshëve është boll e huaj si ide, ama. flijimi njerëzor është i paimagjinueshëm. A mund të kërkonte Perëndia flijimin e një fëmije? Pse? Ky tregim është si një lojë formuese. Shkrimi na thotë se Perëndia po e vinte Abrahamin në provë, gjë që e bën Perëndinë të tingëllojë jo edhe aq i gjithëdijshëm. Ndoshta Perëndia e dinte atë që i duhej të dinte rreth Abrahamit, por Abrahami kishte nevojë të mësonte më shumë rreth Perëndisë.

E megjithatë, unë besoj se ky tregim i lashtë dhe enigmatik i fliste popullit të Izraelit në mënyra shumë të drejtpërdrejta dhe të fuqishme. Imagjinoni ta jetoni qoftë eksodin (daljen) qoftë internimin, të dyja këto ngjarje të mëdha dhe formuese në historinë e Izraelit. Do të ishte normale të pyesnit veten nëse populli juaj do të mbijetonte. A do të kishte një brez tjetër? A do të rezistonte besimi? Unë përfytyroj se populli i Izraelit të lashtë gjente ngushëllim të madh në historinë e Abrahamit dhe Isakut. Abrahamit dhe Sarës iu premtuan pasardhës të shumtë në pleqërinë e tyre. Kur më në fund u bënë me një djalë, gati se nuk e humbën. Nëse e largojmë fokusin nga arsyeja se pse ndodhi ky tregim dhe shohim vetë tregimin, atëherë do e shohim si një tregim që flet për Perëndinë që siguron. Abrahami besoi gjatë gjithë kohës se Perëndia do të siguronte. Po ta shikoni me kujdes, edhe kur Abrahami u tregoi planet që kishte shërbëtorëve të tij, ai u thotë se Isaku do të kthehej bashkë me të (v. 5). Kur u pyet për flijimin, ai tha: “Perëndia do ta sigurojë” (v. 8). Ky tregim që flet për mbijetesën dhe furnizimin solli ngushëllim të madh.

Po ne, kur përballemi me pasiguri të mëdha, a besojmë që besimi do të rezistojë tek brezat e rinj? — Jeff Munroe

Ndërsa luteni, lutuni për brezin e ardhshëm.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.