Meditime – 21 Mars

Lexoni nga Galatasve 4:21-31

Mësim në histori

Dhe ai që lindi nga skllavja lindi sipas mishit, por ai që lindi prej së lirës lindi me anë të premtimit. (v. 23)

Ky është tekst i vështirë. Pali po përpiqet shumë të gjejë analogji për t’i bindur galatasit që shpëtimi vjen nga hiri dhe jo nga respektimi i ligjit. Këtë herë ai shkon pas tek historia e Izraelit.

Perëndia premtoi se Abrahami dhe Sara do të kishin një fëmijë. Por u deshën 25 vjet. Duke marrë parasysh se sa të vjetër ishin që të dy kur u dha premtimi për herë të parë, ky premtim dukej më i pagjasë me çdo vit që kalonte. Si rrjedhojë ata u bënë të paduruar dhe Sara sugjeroi që Abrahami ta përmbushte premtimin e Perëndisë duke bërë një fëmijë me Agarin, shërbëtoren e saj. Dhe Abrahami veproi kështu dhe lindi Ismaeli. Por Perëndia nuk u kënaq. Abrahami duhet të kishte pritur, sepse përfundimisht Isaku, fëmija i premtuar, do të lindte nga Sara.

Me një lëvizje kureshtare, Pali e bën Agarin të përfaqësojë malin Sinai, ku u dha Ligji. Kurse Sarën e bën të përfaqësojë hirin. Më pas ai thotë se ndjekësit e Krishtit duhet të duan të jenë njerëz të llojit të Sarës/Isakut: pra, njerëz që përqafojnë premtimet e Perëndisë dhe jo njerëz që dalin përpara Perëndisë dhe i bëjnë gjërat sipas qejfit të tyre.

Ky nuk është i vetmi vend në Dhjatën e Re ku dikush e interpreton një histori të Dhjatës së Vjetër pak më ndryshe nga sa mund të prisnim ne. Por ne besojmë se Pali u frymëzua dhe kështu që e kishte mirë. Megjithatë, thelbi këtu është i qartë: mos e hidh tutje hirin e Perëndisë për ndonjë plan tjetër. Gëzimi mund të gjendet vetëm tek ungjilli. Mos iu ndaj atij!—Scott Hoezee

Lutje: Na mbaj të patundur në premtimet e tua o Perëndi.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *