Meditime – 21 Prill

Lexoni nga Mateu 11:25-30

Si do ta ndajmë?

Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën. (Mat. 5:5)

Çfarë lloji personi ju vjen ndër mend kur dëgjoni mbiemrin ‘zemërbutë’? Mua më vjen ndërmend përshkrimi që i bën Uinston Çërçill njërit prej kundërshtarëve të tij politikë, kur e cilësonte si “një dele me lëkurë deleje” dhe “një njeri i vogël modest që ka shumëçka për të qenë modest”.

Jezusi shpalli një bekim për zemërbutët. Nëse doni të shijoni favorin e Perëndisë, atëherë zemërbutësia është një nga cilësitë që ju duhet. Por zemërbutësia nuk është ajo që mendoni. Të qenit zemërbutë nuk do të thotë të jesh i dobët apo frikacak. Zemërbutësia nuk ju kthen në dele, apo në pulë të lagur! Të qenit zemërbutë do të thotë të jesh i përulur dhe jo tepër i sigurt në vetvete. Pra, do të thotë të jesh si vetë Jezusi, “zemërbutë dhe i përulur nga zemra” (Mat. 11:29).

Në këtë varg, Jezusi po na shpjegon shakanë e vogël të Perëndisë, ose ndoshta më mirë të them, shakanë e madhe të Perëndisë. Dhe shakaja është e të gjithë atyre njerëzve të babëzitur dhe ambicioz, të cilët besojnë se mund të ngrenë për veten e tyre perandori personale; për ata të cilët mendojnë se në këtë botë duhet ta mbërthesh fort atë që dëshiron dhe duhet të luftosh për të çarë rrugën që të çon në majë. Dhe shakaja (ose tallja) e Perëndisë është që faktikisht janë zemërbutët ata që do ta trashëgojnë tokën. I pari do të jetë i fundit, dhe i fundit do të jetë i pari. Udha e shpejtë drejt suksesit rezulton se nuk po të çon askund, sepse tokën e zotëron Perëndia, dhe ai po planifikon t’ua japë atë miqve të Birit të tij. Çelësi drejt gjithçkaje është besimi i përulur në Zotin. —David Bast

Lutje: O Zot, mezi e presim atë ditë, kur ti, do të ulësh krenarin dhe do të ngresh të përulurin.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *