Meditime – 22 Mars

Lexoni nga Galatasve 5:1-15

Duke u përmirësuar

Sepse gjithë ligji përmbushet në këtë fjalë të vetme: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!” (v. 14)

Ndërsa hyjmë tek kapitulli i 5-të i Galatasve, Pali kthehet tek rrethprerja, duke e përdorur si një imazh të respektimit të ligjit si një mënyrë për t’u shpëtuar. Kjo jehon pjesën e parë të kësaj letre, por tani përdoret për ta përmirësuar temën. Pali shpenzoi katër kapitujt e parë duke u thënë Galatasve: “Mos u kushtoni rëndësi veprave tuaja. Asnjëra prej tyre nuk ju shpëton. Fokusohuni tek Krishti!”. Shumë mirë. Ah, por kjo nuk do të thotë se ato fjalë nënkuptojnë se nuk ka fare rëndësi mënyra se si sillemi. Kushdo që e merr insistimin e Palit me deklaratat rreth hirit si një autorizim për të jetuar sipas qejfit, për të bërë atë që të bën të ndihesh mirë (duke qenë se veprat tona nuk kanë rëndësi), atëherë gabohet rëndë.

Pali thotë se kemi lirinë në Krishtin. Por kjo është liria për të dashur njëri-tjetrin, për t’i shërbyer njëri-tjetrit. Për më tepër, mënyra më e mirë për ta bërë këtë do të jetë, besojeni ose jo, duke u mbështetur tek modelet e themeluara në ligjin e Perëndisë! Nga: “Mos i kushtoni rëndësi gjërave që bëni”, Pali po thotë: “Kushtojuni rëndësi gjërave që bëni!”. A është ky kundërshtim me veten? Jo, kjo është jeta e hirit.

Ligji nuk mund t’ju shpëtojë, por pasi të jeni shpëtuar nga hiri, ligji kthehet në një udhërrëfyes për jetesën me mirënjohje. Sjellja e mirë përsëri ka vendin e saj. Ne thjesht na duhet të sigurohemi gjithmonë që mos t’i ngatërrojmë kurrë frytet e shpëtimit tonë me rrënjët e tij. Dhe meqë ra fjala tek frytet, do të meditojmë shumë shpejt mbi këtë temë.—Scott Hoezee

Lutje: Perëndi i dashur, na ndihmo të përdorim lirinë tënde për t’u shërbyer të tjerëve në çdo kohë.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *