Meditime – 3 Dhjetor

Lexoni nga Mateu 1:2-6

Të gjithë!

Boazit i lindi Obedi nga Ruthi. (v. 5)

Nëse keni përdorur ndonjëherë faqe interneti për të skicuar pemën e familjes suaj, atëherë jeni të mësuar të shihni sadopak edhe emra grash. Të gjitha, pra, stërgjyshet, tezet, hallat, mbesat, motrat, janë aty. Por kjo gjë nuk bëhej me pemët familjare të judenjve. Listat e tyre përfshinin vetëm burrat. Një herë në kaq kohë mund të rastiste të shihje një që rendiste katër matriarkat e Izraelit (Sara, Rebeka, Rakela, Lea), por kjo ndodhte rrallë.

E megjithatë, kemi këtu Mateun që del nga tradita dhe i referohet katër grave: Tamara, Rahabi, Ruthi dhe Bathsheba (që këtu i referohet si “bashkëshortja e Urias”). Lexuesit e vëmendshëm të Biblës i njohin mirë këto gra, por për sot do të vëmë në dukje faktin e parë të çuditshëm: asnjëra prej tyre nuk është izraelite! Njëra kanannease, një tjetër jerikase, tjetra moabite dhe e fundit hitease. Pse janë këto gra të huaja në pemën familjare të Mesias së Izraelit? Sepse kjo është një nga temat më të mëdha të ungjillit të Mateut: pra, shpëtimi që do të vijë përmes Jezusit, Mesias, është për të gjithë njerëzit.

Po të kthehemi te Zanafilla 12, Perëndia i premtoi Abrahamit se ai do të bëhej një bekim për të gjitha kombet, dhe tani ky premtim po bëhej i vërtetë. Vetë Jezusi kishte stër, stër, stër, stër, stërgjyshe që vinin nga kombe të tjera dhe vetë ky fakt ishte një shenjë e hershme se edhe të gjitha kombet do të bekoheshin gjithashtu nga Jezusi. Këto nuk janë katër nga ato gra që kushdo i pret t’i shohë në gjenealogjinë e Mesias, por ja që ato janë aty; si një shembull i hershëm i një shpëtimi që do të ishte për të gjithë botën. Lavdi i qoftë Perëndisë! — Scott Hoezee

Lutje: O Zot, ti i mbledh të gjithë njerëzit te vetja jote. Të falënderojmë për shpëtimin tënd që është për të gjithë popujt! Amen.


Komente

komente