Meditime – 3 Gusht

Lexoni nga Marku 5:25-34

Problemi apo identiteti

Por ai i tha: “Bijë . . .” (v. 34)

Më kujtohet që një herë po bëja llogari, duke numëruar nëntë muaj mbrapsht që nga dita e lindjes sime deri te dita e dasmës së prindërve të mi. Por, nuk më dilte llogaria. Pyesja veten mos kisha ardhur në jetë aksidentalisht. Llogaritë e papajtueshme të fillimeve të mia u kthyen në një tokë pjellore me pasiguri. Për vite e vite me radhë jam përpjekur me forcat e mia ta rregulloj këtë gjë. Në moshën 33 vjeçare, në një stinë veçanërisht të vështirë, lexova këtë varg: “Kështu thotë ZOTI që të ka bërë dhe të ka formuar që në barkun e nënës, ai që të ndihmon” (Isaia 44:2). Ndërsa mua, Perëndia po më thoshte: “Ti nuk je një aksident”. Edhe pse unë ndihesha si e jashtëligjshme, Perëndia më quante të ligjshme. Kur Jezusi sheh pasiguri, ai ofron identitet.

Në pasazhin e sotëm, problemi i gruas vazhdonte prej dymbëdhjetë vitesh të gjata pa ndihmë e pa kurë. E përcaktuar me statusin “e dëbuar”, ajo përkufizohet nga problemi që ka. E izoluar dhe e pasigurt, brenda saj vazhdon pa pushim biseda: “Ah sikur . . .”. Përmes përcaktimit hyjnor dhe prekjes së rrobës së Jezusit, ai u kthye në “ah sikur-in” e saj. Përmes rrëfimit të saj të cenuar e besimplotë dhe pasi Jezusi e pa, ai i jep kësaj gruaje një identitet të ri, duke e quajtur “bijë”. Fjala “bijë’ transmeton dashuri, shërim dhe qëllim. Më tepër sesa shërim fizik, fjala “bijë” i sjell gruas shërim frymëror dhe emocional.
Cili është problemi që ju përkufizon juve? Çfarë janë gjërat që prodhojnë pasiguri? Ne nuk duhet të përkufizohemi nga problemi ynë apo pasiguria jonë. Kur kërkojmë me besim “ah sikur-in” tonë përfundimtar, Jezusi na ofron një identitet të ri, pra, bijë, bir, fëmijë i Perëndisë! “Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:12).—Michelle Christy

Lutje: O Jezus, unë besoj. Më ndihmo të marr identitetin tim të ri.

Komente

komente