Lexoni nga Veprat e Apostujve 9:1-9
Rruga e Damaskut
Dhe ai tha: “Kush je, Zot?”. Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek”. (v. 5)

Sauli nuk ishte i kënaqur me burgosjen e judenjve që ishin ndjekës të Jezusit në Jerusalem. Ai “shkoi te kryeprifti, dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra a gra, t’i sillte të lidhur në Jerusalem” (v. 1-2). Kaq shumë urrejtje dhe kërcënime vdekjeprurëse dilnin nga kryepërndjekësi i kishës! Për të si jude, kjo Udha ishte një sekt i rremë që po i mashtronte njerëzit, kështu që duhej ndalur.

Po të ishte lënë i lirë, me armë të fuqishme shkatërrimtare, Sauli nuk do të kishte hasur asnjë problem me shtypjen e grupeve të vogla të ndjekësve. Por Sauli nuk u la i lirë; Perëndia ndërhyri. Sauli u detyrua të ulej në gjunjë nga një dritë e fortë nga qielli dhe nga një zë që i tha: “Saul, Saul, përse më përndjek?”. Edhe pse konfuz në fillim, Sauli e kuptoi menjëherë se ishte Jezusi ai që po i fliste.

Uilliam Barklei, në komentarin e tij Studimi i Përditshëm i Biblës, shkruan: “Në atë çast, betejës së gjatë i erdhi fundi, dhe Sauli u dorëzua te Krishtit”. Ai ishte një tjetër njeri: kishte udhëtuar për në Damask si një njeri i zemëruar që shfrynte kërcënime me vdekje kundër ndjekësve të Jezusit, por hyri në Damask i verbër dhe i pafuqishëm. Sauli kishte takuar Jezusin. Ky takim do të ishte çelësi për gjithë pjesën tjetër të jetës së tij. Takimi me Jezusin është gjithashtu edhe faktori kyç në jetën e çdo të krishteri. — John Koedyker

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që vazhdon të takojë njerëz dhe të ndryshojë jetë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.