Meditime – 3 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:6-10

Çudia

Çuditem që kaluat kaq shpejt . . . në një ungjill tjetër. (v. 6)

Hidhuni një sy dymbëdhjetë letrave të tjera të Palit dhe vini ri se çfarë vjen menjëherë pas bekimit. Çdo herë Pali ofron fjalë të ngrohta falënderimi për njerëzit që marrin letrën. Ai mbledh disa komplimente, lavdëron Perëndinë për besimin e tyre, afirmon partneritetin e tyre në ungjill.

Përveçse tek Galatasve! Nuk gjejmë asnjë fjalë falënderimi për të krishterët galatas. Tek letra që u është drejtuar atyre Pali shkon direkt e në thelë: ai ka mbetur i shtangur , i çuditur, pa gojë që galatasit e kanë hedhur në kosh kaq shpejt ungjillin, që Pali kishte predikuar, saqë kishin përqafuar një mesazh tjetër. Pali thotë se kanë kaluar në një “ungjill” të ndryshëm, por më pas thotë menjëherë se ky është absurditet, sepse nuk ka asnjë ungjill tjetër.

Madje, ai bëhet edhe më i ashpër: nëse ndokush (engjëjt, njerëzit e rëndësishëm, apo madje edhe vetë Pali në ndonjë gjendje të lajthitur) predikon një ungjill tjetër, atëherë këta predikues të rremë duhet të jenë të mallkuar! Steka këtu është shumë e lartë për t’u tallur duke u përpjekur t’u pëlqesh njerëzve: ata që i drejtojnë të tjerët nga ungjilli i vërtetë në një rrugë të gabuar duhet të mallkohen.

Ndoshta është diçka që edhe ne duhet të mbajmë mend sot. Ungjilli mund të hollohet (zbukurohet) në kaq shumë mënyra. Është shumë kollaj ta përziesh me ide të tjera, skema të tjera dhe shtesa të tjera nga i vetmi mesazh i vërtetë i kryqit. Por duhet të jemi vigjilentë. Këto ide të rreme nuk duhen pranuar. Rreziku është shumë i lartë. Mjafton të pyesni Palin.—Scott Hoezee

Lutje: Zot i dashur, na mbaj gjithmonë në shtigjet e tua të së vërtetës.


Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *