Lexoni nga Gjoni 19:38-42
Jetë të ndorme
Por në vendin ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush. Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër. (v. 41-42)

Dita e Përgatitjes ishte dita që shënonte fillimin e festimeve të përvitshme të Pashkës, në të cilën judenjtë përkujtonin çlirimin e bijve të Izraelit nga skllavëria në Egjipt. Në këtë ditë, familjet e përkushtuara pastronin shtëpitë e tyre, duke hequr majanë e bukës.

Majaja (ose tharmi) përdorej që buka të vinte (fryhej), por në Pashkën e parë izraelitët u larguan nga Egjipti me aq nxitim sa që nuk patën kohë që të prisnin sa të vinte buka. Me kalimin e kohës majaja mori edhe një kuptim shtesë, duke përfaqësuar mëkatin. Heqja ose hedhja e majasë nga shtëpia është një përfaqësim simbolik i pastrimit të mëkatit nga jeta e gjithë pjesëtarëve të familjes.

Vdekja dhe varrosja e Jezusit në Ditën e Përgatitjes nuk është thjesht një rastësi. Jezusi hyri në varr për të hequr mëkatin nga “shtëpia”, nga “pjesëtarët e familjes së besimit” (Gal. 6:10), ndërkohë që bashkëkombësit e tij judenj po hynin në shtëpitë e tyre për të hequr majanë.

Jezusi po bën tekstualisht atë që njerëzit e besimit kishin bërë për qindra vjet me radhë në mënyrë simbolike. Ai po heq mëkatin që po bën kërdinë në të gjitha shtëpitë tona. Edhe pse përfundimi i plotë i heqjes së mëkatit nga jetët tona ende nuk është përmbushur, Krishti ishte duke i dhënë mëkatit goditjen shkatërrimtare kur ai vdiq dhe u varros atë ditë të Përgatitjes. — Jon Brown

Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin për sakrificën e tij për të hequr mëkatin tuaj.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.