Lexoni nga Jozueut 2
Sigurim që nuk pritej
Sepse ZOTI, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë. (v. 11)

Kur Jozueu dhe izraelitët marrin urdhrin “shkoni” nga Perëndia për të zënë në dorë tokën e premtuar, atëherë dy spiunë drejtohen për në Jeriko. Ata gjejnë strehë në shtëpinë e Rahabit. Pyes veten kush u befasua më shumë me këtë organizim që nuk pritej, Rahabi apo spiunët? Shtëpia e Rahabit ishte e futur në murin e madh rrethues të qytetit, dhe kësisoj ishte vendosur në mënyrë strategjike pikërisht për qëllimin e spiunëve. Perëndia zgjodhi një johebreje, një grua, e njohur për prostitucion, që të ishte ajo që ofroi mbrojtje dhe ndihmë.
Rahabi, e huaja, ishte mënyra e papritur se si Zoti siguroi, e cila shpall besimin e saj tek Perëndia: “sepse ZOTI, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë” (v. 11). Perëndia dëshiron që çdo fis, çdo gjuhë, çdo popull dhe komb të përfshihet në historinë e tij të madhe të shpengimit.
Në fillim të karrierës sime, punoja në një shërbesë që kujdesej për gratë që ishin në prostitucion. Zyra ime ndodhej aty ku ata që vuanin nga varësitë, sëmundjet mendore dhe prostitucioni ndiheshin “më rehat”. Një mëngjes, kur erdha në zyrë gjeta një burrë të moshuar që ishte shtrirë pa ndjenja përpara derës, i mbuluar në të vjella dhe urinë. Unë u paralizova dhe menjëherë u luta: “O Jezus, më ndihmo sepse nuk e ndihmoj dot këtë burrë me forcat e mia”. Pikërisht atëherë, një grua që merrej me prostitucion dhe një burrë me çrregullime mendore erdhën dhe e çuan burrin e shtrirë në klinikën aty pranë. Ky është sigurimi i papritur, strategjik dhe gjithëpërfshirës i Perëndisë. — Linda R. Rubingh

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit sy për të parë sigurimin e tij të papritur ndërsa shkoni.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.