Lexoni nga Psalmi 104:1-15
Perëndia bën që të rritet bari
Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut. (v. 14)

Vera u kthye në vjeshtë. Kanë kaluar disa muaj që nga ajo ditë e zezë në maj e ndërsa ngas ngadalë biçikletën përgjatë korsisë së prerë e me xhepa të biçikletave, provat e përmbytjes mbeten plotësisht të dukshme. Një frigorifer vazhdon të qëndrojë i përplasur pas një lisi. Një verandë, e ndarë prej kohësh nga shtëpia e saj e parë, tani qëndron e strehuar dhe e braktisur në një shkurrnajë. Një copë çatie në mes të pyllit andej, e një tavolinë pikniku e varur thikë nga maja e një peme këtej.
E megjithatë, në mes të kaosit, unë arrita ta shihja! Ja ku ishte, bari i ri që po rritej mes shkallareve të një shkalle pjesërisht të futur në dhe. Një lule që kishte nxjerrë kokën e saj të artë përmes grumbullit të asfaltit. Dhe gjurmë kafshësh nga krijesat e pyllit, të cilat qartazi po shijonin vaktet me bollëk nga pemët e mëdha të kthyera përmbys.
Perëndia është vazhdimisht duke sjellë pasuri në mes të rrënojave; krijimi është gjithnjë duke çelur nga kaosi; dhe jeta e re shpeshherë lind nga diçka që duket sikur është e pajetë. Lumi i qytetit është kthyer në madhësinë e tij normale. Aty ku dikur ishin dy liqene, tani shihen breza të pafund balte ngjyrë kafe që po mbushen me shpejtësi nga bimësia.
“Lavdia e ZOTIT të rrojë përjetë; le të gëzohet ZOTI me veprat e tij” (v. 31). Pavarësisht nga gjërat e papritura, shkatërruese dhe tmerruese, le të mbajmë mend se bari gjithmonë do të rritet përsëri. — Tammy DeRuyter

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit sy për të parë bukurinë e mrekullueshme të botës sonë, ndonjëherë edhe në mes të shkatërrimit dhe dëshpërimit!

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.