Lexoni nga Veprat e Apostujve 9:10-18
Një dishepull me emrin Anania
Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart mbi të, tha: “Saul vëlla . . .” (v. 17)

Një komentues biblik e quan Ananian “një nga heronjtë e harruar të kishës së krishterë” (Uilliam Barklei, Veprat e Apostujve). Dhe ashtu është! Vetë fakti që ai i drejtohet Saulit si “vëlla” arrin pikërisht në thelbin e besimit të krishterë. Kjo tregon se çfarë u ndodh atyre që besojnë tek Jezusi: ata fillojnë të jetojnë si ai.

Është e qartë se Ananias po i kërkohej të bënte diçka goxha intimiduese. Takimi me Saulin, atë që kishte marrë reputacionin si përndjekësi i të krishterëve, nuk do t’i kishte shkuar kurrë ndërmend vetë Ananias. Duke shkuar tek ky njeri, ai po rrezikonte jetën e tij. Por Zoti ndërhyri përsëri duke i treguar Ananias se Sauli ishte duke u lutur! Veprimi i Ananias ishte i një rëndësie tejet të veçantë sepse Perëndia do ta përdorte Saulin për të qenë “instrumenti i tij i zgjedhur” për ta përçuar ungjillin tek johebrenjtë, tek mbretërit dhe tek bijtë e Izraelit.

Dhe kështu, Anania, pa frikë e pa u dridhur, shkoi dhe e përshëndeti ish përndjekësin e kishës me këto fjalë të bukura: “Saul vëlla”. Çfarë mikpritjeje! Perëndia kishte bashkuar si vëllezër dy burra të cilët deri në atë ditë kishin qenë armiq.
Perëndia vazhdon të punojë me këtë “projektin” e pajtimit dhe të faljes. Dhe, ai dëshiron që edhe ju të jeni një Anania në këtë epokë. — John Koedyker

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë dikë të cilin ai dëshiron ta përqafoni si një vëlla ose si një motër.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.