Meditime – 4 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:11-12

Burimi

Por, po ju vë në dijeni . . . se ungjilli, që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut. (v. 11)

Pjesa më e madhe e librit të Galatasve është përpjekja plot dashuri e dëshpërim e Palit për t’i sjellë sërish galatasit tek ungjilli. Shumë shpejt Pali do të kaloj tek detajet se çfarë nuk shkon me mesazhin që po shpallin mësuesit e rremë, por përpara se të bëj këtë, ai hedh themelin për argumentin e tij, domethënë, burimin e mesazhit të tij.

Studentët në shkollën për shërbestarë e fillojnë me një lëndë që titullohet “Prolegomena”, e cila do të thotë “fjalët e para”, dhe fjala e parë në teologji është frymëzimi i Shkrimit. Nëse do të ndërtoni një teologji të bazuar në Bibël, atëherë duhet të siguroheni që prej fillimit që Bibla të jetë e besueshme. Nëse nuk kemi asnjë arsye pse t’i besojmë Shkrimit, atëherë nuk kemi asnjë arsye as pse të ndërtojmë mbi atë themel, sepse do të rezultojë një themel i lëkundur dhe mundësisht i rremë.

Po kështu edhe tek Galatasve: Pali do ta mbrojë ungjillin e Jezu Krishtit nga mesazhi i rremë i shpallur nga të tjerët, por përpara se ta bëjë këtë, ai u thotë galatasve se pavarësisht se ku i morën idetë e tyre mësuesit e rremë, idetë e Palit vijnë tërësisht nga vetë Perëndia. Nëse doni të debatoni me mesazhin e Palit, kapuni me Perëndinë! Ungjilli nuk erdhi nga ndonjë imagjinatë e brishtë njerëzore por ishte zbulesa e Perëndisë. Mund t’i besojmë këtij mesazhi sepse vetë Perëndia i Plotfuqishëm e solli atë në këtë botë. Kur vjen puna tek ungjilli, burimi i mesazhit flet shumë.—Scott Hoezee

Lutje: Fjala jote është një dritë në këmbët tona, o Perëndi i shenjtë, për të cilën të falënderojmë.


Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *