Meditime – 4 Qershor

Lexoni nga 1 Samueli 16

Harabelat blu, trumcakët dhe mbretërit

ZOTI shikon zemrën. (v. 7)

Trumcakët e vegjël e miqësorë, me kokë të zezë, fluturojnë nxitimthi nga vendi i ushqimit tek shkurrja e tyre. Ata janë zogjtë e mi të preferuar. Por pastaj shfaqen harabelat blu! Trumcakët ia mbathin sapo këta zbresin poshtë. Harabelat blu kanë lidhje të forta familjare por nuk kanë shumë nevojë për të jashtmit. Harabelat blu janë tërheqës, por mendoj se bukuria e tyre është sipërfaqësore. Ata vjedhin vezë nga foletë e tjera. Dhe sillen si rojtarë të vetë-emëruar të ushqimit të zogjve. Kur vjen puna për të ndarë hapësirën me dikë? As që bëhet fjalë. Nuk janë edhe aq të mirë si aktorë.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, harabelat krenarë blu më sjellin në mendje fjalën që Zoti i solli profetit Samuel se kë duhej të vajoste si mbret: “Njeriu shikon pamjen, kurse ZOTI shikon zemrën” (1 Sam. 16:7). Ju kujtohet Sauli, se si qëndronte përmbi kandidatët e tjerë, i ri dhe i bukur (1 Sam. 9:2). Por ai tregoi se ishte një mbret i pabindur, i cili më vonë u refuzua nga Zoti.

Cili është shqetësimi juaj kryesor: pamja e jashtme apo integriteti? Paraqitja apo personi juaj i brendshëm? Si i shohim ne të tjerët? A çorientohemi nga paraqitja, bukuria apo vetëbesimi i tyre?
Jezusi nuk tha: “Lum ata që janë të bukur, të sigurt dhe tërheqës”. Ai tha: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë” (Mt. 5:8).

Për sot, a do të jeni besnik ndaj Perëndisë dhe ndaj versionit më të mirë tuajit?—Chic Broersma

Lutje: O Zot, më jep pastërti të zemrës.


Komente

komente