Meditime – 4 Shkurt

Lexoni nga 2 Pjetri 3:1-18

I ngadaltë në ardhje

Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç mendojnë disa se të ishte vonesë; por është zemërgjerë ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim. (v. 9)

Kur isha i vogël, prindërit e mi më blenë një pllakëz guri që më përshtatej në mënyrë të përsosur. Mbi pllakëz ishte fotoja e një breshke dhe këto fjalë si diçiturë: “Udhëtoni me hapin tuaj, në mënyrën tuaj të veçantë”. Arsyeja se përse kjo shprehje ishte kaq e përshtatshme për mua ishte për shkak se aftësia ime e kufizuar më kishte detyruar të isha i ngadaltë. Unë ha me ngadalë, vishem me ngadalë dhe shkruaj në kompjuter me ngadalë.

A ndiheni ndonjëherë sikur Jezusi po udhëton me hapin e vet të ngadaltë kur vjen puna për kthimin e tij? Unë ndihem kështu kur dëgjoj tragjedi me të shtëna armësh ose plane terroristësh. Ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se përse ai nuk kthehet më mirë tani sesa më vonë. Pjetri ka një fjalë për ne që ndihemi kështu,. Ai na siguron që Zoti nuk është i ngadaltë (nuk vonon) për t’u kthyer. Ai po e shtyn kthimin e tij në mënyrë që më shumë njerëz të kenë kohë për të ardhur në pendim dhe ta pranojnë atë si Zot.

Edhe pse do të më pëlqente t’i kryeja punët më shpejt, më është dashur të pranoj faktin se do të jem gjithmonë i ngadaltë. Edhe nëse ndihemi sikur Jezusi po merr kohën e vet për sa i përket kthimit, mund ta kuptojmë arsyen për këtë vonesë të tij. Ndërkohë që po presim, le të shpallim se ka shpresë shpëtimi nëpërmjet Jezusit.—Steve Laman

Lutje: Eja shpejt o Jezus, por ndërkohë na ndihmo të shpallim shpëtimin tënd tek njerëzit që takojmë.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *