Meditime – 4 Shtator

Lexoni nga Marku 8:22-26

Të qenit njeri – plagët

Pastaj Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parët dhe shikonte qartë gjithçka. (v. 25)

Çdo person në komunitetin tim ka plagë, qoftë të dukshme apo të padukshme. E di këtë sepse secili prej tyre është një qenie njerëzore, dhe pjesë e të qenit njeri në botën e sotme do të thotë të përjetosh plagët e jetës.

Kam një shok që jeton nja dy shtëpi më poshtë. Ai ka një plagë të dukshme. Për vite me radhë, ai ka vuajtur nga një ulcerë në ijë, e cila është një plagë e hapur që shkon deri në kockë. Për shumë arsye, kjo plagë nuk është mbyllur ndonjëherë dhe me shumë gjasa nuk do të shërohet kurrë. Ka raste që ai ka dhimbje të mëdha për shkak të plagës së tij. Personi që kujdeset për të, e cila jeton aty, ia mbulon plagën përditë. Çdo ditë ajo e mban në krahë, kur e lëviz nga krevati në karrocë. Çdo ditë ajo shtyn karrocën për ta çuar dhe për ta sjellë nga aktivitete apo takime të ndryshme, por gjithmonë në mënyrën më të rehatshme të mundshme, me qëllim që të mos t’ia lëndojë plagën. Kujdestarja e shokut tim ka duar të arta që shërojnë.

Plagët e mia nuk janë aq të lehta për t’u parë, por gjithsesi aty janë. Unë kam përjetuar prekjen shëruese të miqve të mirë në komunitetin tim. Ata kanë qenë njerëz që e dinin plagën time dhe dinin gjithsesi edhe të më mbanin. Kur Jezusi preku sytë e të verbrit, atij iu kthye shikimi. Në mënyrë të ngjashme, edhe ne mund t’ia ofrojmë njëri-tjetrit prekjen shëruese të Jezusit, thjesht duke i mbajtur me butësi plagët e njëri-tjetrit.—Amy Curran

Lutje: Faleminderit Jezus për prekjen tënde shëruese dhe që na ke lejuar të jemi duart e tua për njëri-tjetrin.

Komente

komente