Meditime – 5 Gusht

Lexoni nga Luka 7:36-50

Kujt i është falur shumë, do shumë

Mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë. (v. 47)

Ajo vërshon me padurim nga dyert e kishës dhe del drejt e në ballë. Me fustanin e zhubrosur, gruaja bie në gjunjë. Ajo adhuron me kokën ngritur lart, e me krahë të hapur. Për ne që jemi të pispillosur e të përmbajtur të ulur nëpër rreshta, kjo adhuruese moskokëçarëse i ka kaluar kufijtë. Adhurimi i saj me dashuri vë në dukje gjykimin e zemrës sonë dhe mungesën e frymës. Bindja jonë kthehet shumë shpejt në dënimin e saj. Kur Jezusi sheh dënimin e bijës së tij të dashur, ai i ofron pranim plot hir.

Te Luka 7, një prostitutë e njohur ndërpret me guxim një darkë të elitës izraelite. Tensioni ndihet në të gjithë dhomën. Ajo që duket si një dashuri e tepruar, e shkuar dëm nga një enë alabastri, po derdhet në mirënjohje për hirin e Jezusit. Me gjithë turpin dhe shlyerjen e mëkateve që mund të paguajë një grua, ajo i derdh në këmbët e pluhurosura të Jezusit në formë adhurimi, që të gjithë të shohin. Ëmbëlsia përhapet dhe pushton dhomën. Aroma e faljes depërton deri në zemër të dënimit dhe vetë përmbushjes. Jezusi e vulos atë me miratimin e tij ashtu si agimin e një dite të re. Zërat kundërshtues zbehen dhe heshtin. “Mëkatet e tua të janë falur” (v. 48).

E kemi shumë të lehtë të gjykojmë atë që nuk e kuptojmë. A e kemi përjetuar plotësisht faljen e Jezusit që ta adhurojmë atë lirisht? Kujt i është falur shumë, dhuron me kënaqësi hir dhe dashuri. Le të jemi mirënjohës që Jezusi i merr rrugët tona të pamoralshme dhe i pranon ato në adhurim.—Michelle Christy

Lutje: O Jezus, çdo ditë detyrohemi të jem borxhlinj të mëdhenj ndaj hirit tënd.


Komente

komente