Meditime – 5 Janar

Lexoni nga Gjoni 4:10-26

Të gjetur

Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë. (v. 10)

Në këndet e lojërave në fëmijërinë time, djemtë shpesh debatonin se kush ishte më i forti. Ndonjëherë bisedat çonin në zënka fizike, por më së shumti ato kalonin në debate se babai i kujt ishte më i forti. “Babi im është kamionist dhe ai është më i fortë se babi jot që është mësues, ke inat!”. Kur situatat bëhen kritike, ne priremi të mbahemi fort pas identitetit që na është dhënë, për të justifikuar mënyrën tonë të jetës.

Bashkëbisedimi tek Gjoni 4 mes gruas dhe Jezusit, në lidhje me ujin e gjallë, katandiset shumë shpejt tek pyetja se cili paraardhës është më i madh. Dhe kur Jezusi zbulon që e njeh situatën e saj, ajo e ndryshon temën duke diskutuar se adhurimi ndaj kujt është i pranueshëm. Prapë kthehemi tek këndet e lojërave, ose ndoshta në një takim me bashkësinë në lidhje me stilin e adhurimit! E megjithatë, Jezusi, në fund të fundit, nuk është i shqetësuar rreth gjinisë, etnisë, statusit të saj martesor apo se ku adhuron ajo. Ai dëshiron që ajo të lind përsëri me identitetin e saj të vërtetë si një fëmijë e Atit të saj të vërtetë: “Ati kërkon të tillë si adhurues të tij” (v. 23). Ai e di se po ta njihte dhuratën e Perëndisë dhe atë që po i fliste (v. 10), atëherë ajo do të jepte gjithçka për të marrë atë që po i ofrohet.

Ajo e pranon faktin se ardhja e Mesias do t’i bëjë të gjitha gjërat të qarta. Jezusi, për herë të parë, i tregon dikujt se kush është: “Unë jam ai që po të flet!” (v. 26). Çfarë ndodh kur më në fund ju e njihni dhuratën e Perëndisë? Ju çliroheni nga ideja për të mbrojtur personin që mendoni se jeni dhe lindni përsëri në familjen tuaj të vërtetë.—Jon Opgenorth

Lutje: Zoti Jezus, faleminderit që më ke dhënë ujë të gjallë.

http://fjaleteshpreses.org/wp-content/uploads/2017/12/MEDITIME_05_JANAR_2018.mp3

Komente

komente