Meditime – 5 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:12-17

Gjërat e shkuara

Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja tej mase kishën. (v. 13)

Apostulli Pal ishte një shembull i gjallë i fuqisë së Perëndisë. Megjithëse përmes ungjillit ishin të shumtë ata që u konvertuan nga rrugët e tyre mëkatare, vetëm disa prej tyre ishin aq dramatike sa ajo që i ndodhi Saulit të Tarsit. Pse? Sepse fariseu me emrin Saul nuk ishte thjesht i paditur për Jezusin dhe as nuk e kishte refuzuar ungjillin për shkak se iu duk budallallëk. Aspak. Pali e dinte shumë mirë se kush ishte Jezusi. Dhe ai e dinte se çfarë përfaqësonte Jezusi: një mësim (doktrinë?) që ishte 100 % në mospërputhje me fenë e tij.

Siç i kujton edhe Pali galatasit, një herë e një kohë ai ishte një hebre shumë i zellshëm që po ngjiste shkallët në postet fetare. Ai e dinte mirë se respektimi i ligjit të Perëndisë ishte rruga për në parajsë. Dhe ai e respektoi gati përsosmërish. Por pastaj i ra në vesh ky personi që quhej Jezus dhe që donte të ishte Mesia. Ai dëgjoi se ndjekësit e Jezusit po shpallnin se shpëtimi ishte vetëm me anë të hirit, veçmas veprave. Ky mesazh duhej shtypur, dhe Sauli u dha me mish e me shpirt në përpjekje për ta arritur këtë.

Por pastaj, vetë Jezusi e arriti Saulin, e transformoi dhe e bëri një besimtar të vërtetë tek shpëtimi vetëm më anë të hirit. Pali nuk do të shkonte kurrë tek idetë e tij të vjetra. Por tani që i kishte rënë në vesh se galatasit po përqafonin një version të po atyre ideve të vjetra, Pali ishte po aq i zellshëm që ta çrrënjoste atë mesazh të rremë. Lavdi i qoftë Perëndisë që me anë të hirit, Pali e kuptoi siç duhet! —Scott Hoezee

Lutje: O Perëndi i dashur, faleminderit për Frymën tënde të fuqishme, që sjell konvertim dhe shpëtim.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *