Meditime – 5 Prill

Lexoni nga Luka 11:45-54

Barra të vështira për t’u mbartur

Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi mbarten. (v. 46)

Një miku im, që punon si menaxher reklamash, më tha njëherë se i gjithë qëllimi i reklamës ishte që t’i bënte njerëzit të ndiheshin fajtor. Në fillim mendova se po bënte shaka, por tani nuk jam shumë i sigurt.
Jezusi ishte jashtëzakonisht i nevrikosur me farisenjtë sepse ata e kishin fryrë ligjin hebraik me mijëra rregulla dhe norma të stërholluara, të cilave askush nuk do të mund t’u bindej plotësisht.
“Ju i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi mbarten”, tha Jezusi.

Edhe ne bëjmë të njëjtën gjë. I kemi parë farisenjtë, dhe farisenjtë jemi vetë ne. Ne e ngarkojmë veten me barra të cilat nuk ka gjasa t’i mbartim. Siç edhe duhet të jetë, kodi me të cilin gjykojmë vetveten përbëhet nga urdhërimet e Perëndisë. Por atyre u janë shtuar pritshmëritë e prindërve tanë, e shtresës shoqërore dhe e grupmoshës; përpjekja e përllogaritur e reklamave televizive për të na bindur e kush e di se çfarë tjetër. Nuk është çudi që gjithë kohës ndihemi kaq fajtor. Mjerë ne, ne që e ngarkojmë veten tonë me barrë që mbarten me vështirësi.

“Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?” pyet Pali (Rom. 8:33). Vetë ne, ja se kush. Ne vazhdojmë të padisim veten edhe pasi Perëndia ka thënë “Jeni të falur, çështja u mbyll”. “Kush është ai që do t’i dënojë?” pyet Pali (Rom. 8:34). Ne dënojmë veten tonë, por Perëndia nuk dënon; Ai fal.
Mjaft e ndëshkuat veten për shkak se nuk ia arritët të ishit në lartësinë e duhur sipas pritshmërive të miqve tuaj, apo sipas përpjekjes bindëse, të nxitur nga faji, të masmedias e cila i ngarkon njerëzit me barrë të vështira dhe për t’u dëgjuar. —Lou Lotz

Lutje: O Zot, më çliro nga faji.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *