Lexoni nga Veprat e Apostujve 9:19-25
Çdo gjë të mundshme
Atëherë dishepujt e morën natën dhe e zbritën poshtë nga muri, në një shportë. (v. 25)

Nuk e di se në çfarë lloji shporte u fut Saul atë natë. Por me shumë mundësi ishte një shportë që mbante era peshk dhe kërciste fort nga ngarkesa me peshë më të rëndë se zakonisht. Ndoshta mund të jetë përplasur me murin ndërsa zbriste, duke bërë që Sauli dhe miqtë e tij të mbanin frymën për një çast. A do të mbante shporta? A do të mbante litari? A do t’i kapnin krerët judenj? Këta të fundit po zienin nga inati dhe e donin të vdekur Saulin tradhtar.
E megjithatë, këtu kemi Saulin, që më parë ishte një farise mbi farisenjtë, që varej në mes të natës, në kuptimin e plotë, në “fije” të litarit, në një shportë që mbante erë dhe kërciste, për shkak se Jezusi i tha: “Shko”.
Kur Perëndia na thërret të shkojmë, mund ta gjejmë veten në ndonjë situatë goxha të rrezikshme, krejtësisht në duart e Perëndisë. Por, ky është qëllimi. Nëse varemi plotësisht tek ai atëherë lejojmë veten të përjetojmë praninë dhe furnizimin e jashtëzakonshëm të Perëndisë ndërsa shkojmë. Vështirësitë e Saulit për ungjillin ishin të rënda, por përfundimisht ishin të dorës së dytë në krahasim me jetën që ai kishte në Krishtin. Përgjigja e Saulit ndaj urdhërimit “Shko” ishte “Me çdo gjë të mundshme”. Edhe sikur të nënkuptonte varjen në një shportë në mes të natës.
Kur ne themi “Me çdo gjë të mundshme” si përgjigje ndaj thirrjes së Perëndisë, atëherë po e lëmë veten krejtësisht në duart e Perëndisë. Dhe ai është absolutisht vendi më i mirë ku mund të qëndrojmë. — Linda R. Rubingh

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë forcë për të thënë: “me çdo gjë të mundshme, o Zot”.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.