Meditime – 5 Shkurt

Lexoni nga Luka 23:26-34

Për ata që nuk e dinë

Por Jezusi tha: “Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”. (v. 34)

Nipit tim dy vjeçar i pëlqente të shtynte karrocën time manuale kur unë nuk isha duke e përdorur. Përpara se ta kuptonim, ai e kishte përplasur aq shpesh tek muri saqë kishte gërvishtur bojën tek karroca dhe kishte rrëzuar suvanë nga muri. Kur e kuptuam se çfarë po bënte ia kyçëm rrotat menjëherë, por tashmë dëmi ishte bërë. Prindërit e mi u trishtuan për muret që u gërvishtën, por ata gjithashtu kuptuan se nipi im nuk e dinte se çfarë po bënte.

Këto fjalë të njohura “Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë” u shqiptuan nga Jezusi kur ishte në kryq. Por kë po i kërkonte Jezusi Perëndisë që të falte? A ishin ushtarët romakë të cilët ngulën gozhdët? Pilati që urdhëroi ekzekutimin apo kryepriftërinjtë dhe udhëheqësit fetarë që orkestruan kryqëzimin? Po, Jezusi i kërkoi Perëndisë t’i falte që të gjithë. Në një kuptim më të gjerë, ai po kërkonte që Perëndia të na falte edhe ne gjithashtu. Ishte mëkati ynë që e çoi atë në kryq. Madje që para se të kishim lindur ose para se të ishim të vetëdijshëm për atë që po ndodhte, Jezusi vdiq që të na falte.

Që para se nipi im ta kuptonte atë që kishte bërë, babai im nxori bojën dhe rregulloi atë që ai kishte bërë rrëmujë. Në një kuptim më të gjerë, Jezusi rregulloi dhe Perëndia fali të gjitha rrëmujat tona. Rregullimi ndodhi që përpara se ta dinim se çfarë po ndodhte. Tani që e dimë se si i riparoi Jezusi jetët tona, le ta pranojmë faljen e tij.—Steve Laman

Lutje: Faleminderit o Jezus që shkove në kryq për ne.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *