Meditime – 5 Tetor

Lexoni nga Luka 6:43-49

Përse më thërrisni “Zot”?

Por përse më thërrisni “Zot, Zot” dhe nuk bëni atë që ju them? (v. 46)

Një artikull i vitit 2013 zbulon marrëdhënien e krisur, e cila po thellohet më shumë, mes pacientëve dhe mjekëve. Në dekadën e fundit, të dhënat tregojnë se një numër i madh njerëzish dalin nga spitali edhe në kundërshtim me këshillën e mjekut, nuk e vrasin mendjen për recetat si dhe i refuzojnë ekzaminimet mjekësore të rekomanduara në bazë të moshës. Për fat të keq, shumica prej nesh lëviz nga vendi vetëm atëherë kur një krizë shëndeti na e ndërpret jetën në mënyrë drastike. Siguracionet shëndetësore janë një privilegj i kushtueshëm, e megjithatë, shumë prej nesh i kundërshtojmë ata individë që janë trajnuar për t’u kujdesur për shëndetin tonë.

Në leximin e sotëm, Luka, që ishte mjek, ndan me ne një predikim me tematikë të gjerë, të cilin Jezusi e bën pas një nate në lutje. Ligjërata përmbyllet kur Jezusi ofron një analogji që ilustron marrëzinë e mosbindjes. Personi që bindet është si dikush që e ndërton shtëpinë e tij mbi një themel të sigurt, i cili është i aftë t’u bëjë ballë stuhive të jetës, ndërsa personi i pabindur bën të kundërtën dhe pëson shkatërrim të madh. Përse i referohemi Jezusit me fjalën “Zot” (që gjithashtu do të thotë edhe “mjeshtër”) dhe, nga ana tjetër, nuk ia vëmë veshin këshillës së tij të urtë?

Kërkesa e Jezusit për t’iu bindur na garanton për diçka. Dhurata e dashurisë që u shfaqnë sakrificën e Jezusit mbi kryq duhet të na tregojë gjithmonë se Zoti ynë mendongjithmonë për më të mirën tonë. Brezat e mëparshëm të të krishterëve i referoheshin Perëndisë si “Mjeku i Madh”. Le të pranojmë se Jezusi është një mjek të cilit mund t’i besojmë.—DuaneLoynes

Lutje: O Zot, na ndihmo t’i besojmë fjalës sate dhe t’i bindemi asaj me zell.

Komente

komente