Meditime – 6 Dhjetor

Lexoni nga Mateu 1:1, 12-16

Një parregullsi e shenjtë

. . . Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht. (v. 16)

Ndoshta jeni gati të vazhdojmë më tej, e ta lëmë këtë pemë familjare. Besoj se kemi arritur të shohim disa grimca të çmuara teologjike të fshehura në këtë gjenealogji. Por gjithsesi, gjashtë ditë duhet të mjaftojnë për tëparë një listë të gjatë me emra. Sepse është një listë përsëritëse. Pothuajse çdo varg është njësoj: “filanit i lindi …, të cilit i lindi…” e kështu me radhë.

Por, një minutë. Pa shihni pak vargun 16. Papritur struktura ndërpritet kur flitet për Jozefin. Aty nuk thuhet që Jozefit i lindi Jezusi, por që Jozefi ishte “bashkëshorti i Marisë”. Ky varg është quajtur ndryshe një lloj “parregullsie e shenjtë”. Këtu po përgatitet diçka e re. Maria lindi një fëmijë. Bashkëshorti i saj ishte Jozefi, por ndodhi diçka e pazakonteqë solli ardhjen e Jezusit.

Me sa duket, Jezusi është më shumë nga ç’mund të prodhonte prejardhja e tij. Patjetër ai është plotësisht njerëzor dhe kjo që është listuar te Mateu 1 është familja e tij. Ashtu siç thamë në fillim të muajit, ishte shumë e rëndësishme për lexuesit hebrenj në kohën e Mateut që të përcaktonin se Jezusi vinte nga familja e Davidit. Por, duhej diçka shtesëqë historia të ndryshonte, që të derdhej hiri, që të vinte shpëtimi. Nevojitej një mrekulli. Dhe ne e kemi marrë këtë mrekulli. Quhet Krishtlindje.—ScottHoezee

Lutje: O Perëndi, virgjëresha lindi një djalë. Dhe ne biem përtokë dhe të lavdërojmë për këtë mrekulli. Amen.

Komente

komente