Meditime – 6 Gusht

Lexoni nga Gjoni 8:1-11

Avokati mbrojtës

As unë nuk të dënoj . . . (v. 11)

Dështimet e mia plot mëkat ndihen ndonjëherë si shuplaka, e megjithatë, më kujtohen fjalët e drejtuesit tim të studimit të Biblës: “Nëse ndihet si shuplakë, atëherë nuk është nga Perëndia”. Ne diskutojmë ndryshimin midis dënimit dhe bindjes. Fjalët e drejtuesit më sjellin ngushëllim dhe hir. Turpi i mëkatit është një shtysë shumë e fortë, duke e kthyer bindjen që vjen nga Fryma në ndëshkim. E megjithatë, fjala e Perëndisë thotë: “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus” (Rom. 8:1). Kur Jezusi sheh të akuzuarit, ai i mbron.

Në mesin e grupit të skribëve dhe farisenjve, Jezusi çarmatos dhe shpërndan ata që dëshironin të hidhnin gurin. Ai ndërhyn dhe i del në mbrojtje gruas që kishte shkelur kurorën. E lehtësuar dhe e mahnitur, gruaja rrëfen se askush nuk po e dënon më dhe Jezusi bie dakord. Turpi i saj kërkon pagimin për mëkatin e kryer, por Jezusi thotë: “Shko dhe mos mëkato më”. Ai ofron mirësi falëse dhe qortim të çiltër.

Apostulli Gjon na thotë se ne kemi dikë që e quajmë ndihmues, ngushëllues dhe avokat mbrojtës, që në greqisht është parakletos, i cili paraqet çështjen tonë përpara Atit dhe mban anën tonë si avokat. “Dhe në qoftë se ndokush ka mëkatuar kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin, të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona” (1 Gjonit 2:1-2). Kur paditësi i vëllezërve tanë (Zbu. 12:10) i shqipton me zë të lartë akuzat, dëgjoni zërin e avokatit që ndërhyn me dhembshuri. Pranoni qortimin e tij të hirshëm. Jezusi ofron bindje të dhimbsur, dhe jo shuplakën e dënimit të paditësit.—Michelle Christy

Lutje: Le të na drejtojë bindja jote e dhimbsur drejt pendimit.

http://fjaleteshpreses.org/wp-content/uploads/2018/07/MEDITIME_06_GUSHT_2018.mp3

Komente

komente