Meditime – 6 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:18-24

Lavdi i qoftë Perëndisë

“Ai që na përndiqte më parë, tani po predikon atë besim . . .”. Dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim. (v. 23-24)

Për shkak se Pali është figurë kaq e shquar në Bibël, ne harrojmë se ai nuk ishte një nga ndjekësit e parë të Jezusit. Pjetri, Jakobi, Gjoni, Mateu dhe pjesa tjetër nuk ishin miqtë e Palit. Në fakt, ata as nuk ishin takuar ndonjëherë. Por me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, ata u ndodhën përfundimisht në të njëjtën skuadër. I njëjti Frymë që u derdh ditën e Rrëshajave, mbërtheu një burrë me emrin Sauli i Tarsit dhe e konvertoi atë duke e bërë apostullin më të rëndësishëm për botën e johebrenjve.

Pali kishte qenë duke punuar për tri vjet për Jezusin përpara se të shkonte në Jerusalem e të takohej me kolegët e tij apostuj. Ai vizitoi Pjetrin dhe qëndroi me të për dy javë të plota. (Pyes veten për çfarë kanë folur!) Por e dimë nga tekste të tjera se kur Pali u shfaq për herë të parë, ata të cilët kishin pasur kujtime të makthshme nga përndjekja e tij u tmerruan. (Pikërisht, reputacioni i Palit ishte aq i keq). Por pasi u bindën rreth konvertimit të tij dhe që përmes Palit shumë johebrenj po vinin tek Krishti, atyre u ngeli vetëm një gjë për të bërë: t’i këndonin lavde dhe të përlëvdonin Perëndinë!

Sepse kush tjetër përveç Perëndisë mund ta merrte njeriun që donte të shfaroste emrin e Jezusit nga faqja e dheut dhe ta kthente atë në njeriun që shkroi gjysmën e Dhjatës së Re? Përlëvdoni me të vërtetë Perëndinë!—Scott Hoezee

Lutje: Të falënderojmë për mrekullitë dhe misteret e veprës tënde.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *