Meditime – 6 Prill

Lexoni nga Luka 12:13-21

Në lëvizje

Do të prish hambarët e mi dhe do të ndërtoj më të mëdhenj. (v. 18)

Dikur një marins i SHBA-ve më solli në vëmendje diçka që nuk e kisha menduar kurrë më parë. Ai vuri re se ushtria amerikane është e vendosur në fortesa, të ngritura në formë qytetesh të vogla por që shërbejnë si baza ushtarake (psh. Fort Bragg). Ndërsa Marina Amerikane është e vendosur në kampe, po ashtu baza ushtarake (psh. Camp Pendleton). Fortesa është diçka e palëvizshme. Ndërsa kampi sugjeron lëvizshmëri. “Marinsat janë gjithmonë në lëvizje,” tha ai.
Tek ungjilli i Lukës, Jezusi është gjithmonë në lëvizje. Udhëtimi i Jezusit për në Jerusalem, tek Luka, zë gati nëntë kapituj, që është më shumë se një e treta e të gjithë librit. Tek Marku, udhëtimi i Zotit për në Jerusalem zë një kapitull. Tek Mateu, dy kapituj dhe tek Gjoni, tre. Ndërsa tek Luka, Jezusi është gjithmonë në lëvizje.
Duke pasur parasysh lëvizjen e Jezusit drejt Jerusalemit, është pak ironike që kishat kanë pasur prirjen të çmojnë më tepër qëndrimin në vend. Kishat vdesin për pak qëndrueshmëri, diçka të përhershme, si llaçi dhe tulla, pastorë të angazhuar me afat të gjatë, respektimi i traditave. Ashtu si pasaniku i pamend tek shëmbëlltyra, edhe ne dëshirojmë hambarë më të mëdhenj dhe struktura të përhershme.
Unë nuk po sugjeroj këtu që kishat t’i shesin ndërtesat e tyre dhe të takohen në tenda. Traditat nuk janë të pavlera dhe pastorët e angazhuar për një afat të gjatë kohe zakonisht janë një zgjedhje e mirë. Por unë po sugjeroj se besimi është një udhëtim, dhe të shkosh në një udhëtim do të thotë se përfundon në një vend ndryshe nga vendi nga ku u nise. Ftesa e shpeshtë e Jezusit që thotë “më ndiqni” nënkupton se populli i Perëndisë po shkon diku. Pyes veten, si do të dukej kisha, nëse do të qëndronim më pak dhe do të lëviznim më shumë. —Lou Lotz

Lutje: O Zot, kudo ku po shkon, unë dua të vij me ty.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *