Lexoni nga Psalmi 34:1-10
Perëndia furnizoi për nevojat tona
Kini frikë nga ZOTI, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij. (v. 9)

Manueli ishte një prej mësuesve të parë nga fisi Celtal dhe jepte mësim në fshatra të largët. Në atë kohë, ai ishte nga të paktët që merrte rrogë mujore.

Me kalimin e kohës, Manueli dhe Huana, bashkëshortja e tij, patën tetë fëmijë. Ato para që dikur ishin të mjaftueshme, tani nuk mjaftonin më. Huana na rrëfeu se si Perëndia kishte siguruar çdo ditë për ta: “Kishte ditë kur kisha mjaftueshëm misër sa për të bërë “tortijat” e mëngjesit, dhe nuk më ngelej asgjë për darkë. Pastaj, dikush kalonte nga shtëpia që shiste misër, kështu që arrija ta merrja në kohë për ta zier dhe për të bërë vaktin e darkës. Ditë të tjera më mbaronin fasulet, ose kafeja ose sheqeri. Dikush vinte dhe më shiste atë për të cilën kisha nevojë.

“Ka pasur raste kur fëmijët kishin nevojë për rroba ose ilaçe, dhe rroga e mësuesit nuk mjaftonte. Por bashkëshorti im dinte se si të punonte me lëkurët e lopëve. Pasditeve ai punonte duke bërë sandale, rripa dhe këllëfë për thikat e mëdha (manshetat). Pikërisht kur kishim ndonjë nevojë, dikush vinte për të blerë ndonjë nga gjërat që burri im kishte bërë.

“Nuk kemi pasur kurrë gjëra shtesë në shtëpi. Nuk kishim asnjëherë diçka përpara se të na duhej, por Perëndia gjithmonë na furnizoi me atë që kishim nevojë, atëherë kur kishim nevojë. Perëndia ynë është një Perëndi i mirë!”, tha ajo duke buzëqeshur. — Helen Hofman

Ndërsa luteni, falënderoni Atin tonë të dashur që furnizon për nevojat tuaja, dhe reflektoni mbi mënyrat që ai ka siguruar për ju.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.