Meditime – 6 Tetor

Lexoni nga Jeremia 32:16-27

A ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?

Ja, unë jam ZOTI, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua? (v. 27)

Në një predikim të fuqishëm autobiografik, një ish klerik, kujtonte vitin 1979 kur bashkëshortja e tij u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme dhe u njoftua se i kishin ngelur edhe pak vite jetë. Kleriku kujtonte se na ato çaste ai u kthye në shtëpi për t’u lutur. Dhe ndërsa hapi Biblën për të gjetur inkurajim, ai u ndesh me këto fjalë te Jeremia: “Ja, unë jam ZOTI, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?”. Ai u lut për bashkëshorten e tij, duke besuar se do të bëhej vullneti i Perëndisë. Sot, tridhjetë e nëntë vite më vonë, kleriku nuk jeton më, por bashkëshortja e tij po.
Nga pasazhi i sotëm, shohim se Jeremia e ka punën pisk. Megjithëse ishte i patundur ndërsa profetizonte fjalën e Perëndisë, mesazhi i tij kishte ofenduar mbretin Sedekia, duke çuar kështu në burgosjen e Jeremias. Ai përpiqet të qëndrojë besnik, madje duke blerë një ngastër toke ndërkohë që ishte në burg si një vepër besimi që Perëndia në funddo ta rimëkëmbte Jerusalemin. Jeremia lutet ndërkohë që dallon fuqinë e Perëndisë, mëkatin e popullit të Perëndisë, si edhe pështjellimin e vet. Ai ishte një njeri besnik, si ka mundësi që këto po i ndodhnin atij? Pastaj, Perëndia flet. Ai pranon se gjykimi i tij do të bjer mbi popullin, por premton se, në fund, do të ndodhë edhe restaurimi.

Ndonjëherë, ne përballemi me disa pengesa që duken të pakalueshme. Përpiqemi të jemi besnikë, por vëmë në pikëpyetje planin e Perëndisë në mesin e pranisë së vuajtjes. Në kohëra të tilla, na duhet të kujtohemi që kur duket sikur të këqijat na kanë mbyllur derën, ne ende i shërbejmë një Perëndie i cili mund të bëjë çdo gjë.—DuaneLoynes

Lutje: Perëndi, faleminderit që asgjë nuk është e pamundur për ty.

Komente

komente