Meditime – 7 Gusht

Lexoni nga Luka 10:38-42

Një gjë duhet

Por një gjë është e nevojshme . . . (v. 42)

Me tre “të vegjël” nëpër këmbë, bashkëshortin që po udhëtonte jashtë qytetit për një javë dhe një konferencë për gra ku duhej të flisja, unë po luftoja kundër shpërqendrimit dhe dëshpërimit. Iu përgjërova Perëndisë të më jepte qartësi. Përgjigja e tij ishte: “eja, ulu me mua”. “Ulu?” pyeta unë. Dhe arsyetova se përse kjo gjë nuk do të ishte aspak e dobishme. Duke u zbutur pak, shkova nga tavolina e punës në dysheme, dhe u ula në gjunjë. Ajo që ndodhi në ato çaste nuk ishte thjesht një shkëmbim por ishte një marrëdhënie e ngushtë. Zoti e dinte se çfarë nevojash kisha. Shpërqendrimi gjymtues është i vjetër, që nga koha e Martës së Betanisë. Kur Jezusi sheh një person të shpërqendruar, ai e dishepullizon.

Shpërqendrim do të thotë të jesh tejet i zënë, i tërhequr në drejtime të ndryshme, i shtyrë gjithandej nga ana mendore. Marta e gjen veten të zaptuar nga “shërbimet e shumta”. Çështja këtu nuk është që ajo po shërben, por që shërbimi mbizotëron. Dëshpërimi i shpërqendruar i Martës vë në dyshim Jezusin dhe e bën atë me faj. Shpërqendrimi shkatërron paqen. Kundërhelmi i Jezusit për shpërqendrimin është vetëm një gjë, pra, që të ulemi te këmbët e tij dhe të dëgjojmë fjalën e tij. Një gjë ka rëndësi. Vetëm një ka rëndësi, Jezusi. Askush dhe asnjë gjë nuk mund të na e heqë kohën e investuar me Jezusin. “As vdekja, as jeta . . . as lartësitë, as thellësitë . . . nuk do të mund të na ndajë nga . . . Jezu Krishti, Zoti ynë” (Rom. 8:38-39).

A po udhëhiqeni nga shpërqendrimi? Zgjidhni Jezusin dhe uluni te këmbët e tij. Nxirrni jashtë shtysën e shpërqendrimit dhe thithni mrekullinë e fjalës dhe dashurisë së Jezusit: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë” (Mateu 24:35).—Michelle Christy

Lutje: O Jezus, e refuzojmë shpërqendrimin dhe fokusohemi tek ty!


Komente

komente