Meditime – 7 Maj

Lexoni nga Luka 4:16-30

Jubileu dora vetë

Fryma e Zotit është mbi mua . . . për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit. (v. 18-19)

Tek Levitiku 25, Zoti i urdhëron izraelitët, që çdo pesëdhjetë vjet, të festojnë një vit të veçantë të quajtur viti i jubileut, i cili është një lloj shabati që zgjat gjithë vitin. Gjatë këtij viti të veçantë, njerëzit urdhërohen “të shpallin në vend lirinë” (v. 10). Kjo liri merr shumë forma të ndryshme. Toka lirohet duke mos u punuar për një vit. Prona lirohet dhe i jepet pronarëve të saj që e kanë trashëguar. Borxhlinjtë lirohen nga borxhet e tyre dërrmues. Skllevërit lirohen dhe dërgohen në shtëpi tek familjet e tyre.

Tek Luka 4, kur Jezusi hyri në sinagogën e vendlindjes së tij, Nazaretit, dhe predikoi nga Isaia 61, në fakt, ai ishte duke shpallur një jubile. Por nuk bëhej fjalë për një vit të veçantë këtu. Për shkak se Fryma e Zotit ishte mbi Jezusin, ai po shpallte se ai ishte jubileu dora vetë. Zoti i kohës u fut në kohë për ta shpenguar kohën. Kur ne ndjekim Jezusin, jemi duke iu bindur kuptimit më të thellë të urdhërimit të katërt “Mbaje mend ditën e shabatit” (Eks. 20:8). Ne nuk ndjekim vetëm shabatin, por Zotin e shabatit, atë tek i cili shabati na drejton si tabelë. Sepse pikërisht tek ai ne gjejmë pushimin tonë të shabatit dhe lirinë tonë të jubileut.

Cilat janë disa mënyra me të cilat jeni duke luftuar kundër kësaj të vërtete, duke pretenduar se jeni ende skllevër të mëkatit apo që ende i detyroheni diçka Perëndisë? Cilat janë mënyrat që keni nevojë të çliroheni nga Jezusi, jubileu?—Steven Rodriguez

Lutje: O Jezus, më ndihmo të të mbaj mend, o pushimi im i shabatit dhe liria ime e jubileut.

Komente

komente