Meditime – 7 Mars

Lexoni nga Galatasve 2:1-5

Komunikimi i vazhdueshëm

Por u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po shpall ndër paganë. (v. 2)

Pali kishe punuar tre vjet për Jezusin përpara se të takonte Pjetrin dhe apostujt e tjerë. Pastaj, pas 14 viteve shërbesë, Pali mori një mesazh nga Perëndia që i tha atij se duhej të fliste përsëri me ata që ishin në Jerusalem. Ai donte të verifikonte nëse mesazhi i hirit që ai kishte predikuar në qytete të tilla si Korinti, Selaniku, dhe Filipia, ishte në përputhje me atë që predikonin gjithë të tjerët.

Për momentin, të gjithë ranë dakord edhe ndërsa Titi shërbente si një shembull i gjallë i asaj për të cilën po flisnin. Ndoshta mund të mos ndihemi shumë rehat me një varg që flet për Titin që nuk ishte i rrethprerë (v. 3). Një procedurë që ka të bëjë me një pjesë private të trupit duket pak e sikletshme. E megjithatë, duhet të kuptojmë se rrethprerja qëndronte për një mënyrë se si shihej shpëtimi, që ishte në konflikt me pranimin e sakrificës së përsosur të Jezusit si e vetmja mënyrë shpëtimi. Pali ishte i vendosur që të predikonte vetëm një mesazh: “Jezusi e ka mbaruar atë punë”.

Asgjë nga ajo që bëjmë ne nuk mund t’i shtohet veprës së përsosur të Krishtit. Titi kishte marrë tashmë gjithçka që do t’i nevojitej, nuk i duhej asnjë ritual shtesë. Shpëtimi është i gjithi hir. Kjo është ajo që Pali kishte predikuar. Këtë po kontrollonte ai në Jerusalem nëse ishte i njëjti mesazh që të gjithë të tjerët po predikonin. Sepse ky është mesazhi më i çmuar që kemi dëgjuar ndonjëherë. —Scott Hoezee

Lutje: Lavdi të qoftë ty o Perëndi, që na ke dërguar një mesazh ungjilli kaq të mrekullueshëm!

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *