Lexoni nga Galatasve 6:1-10
Ndërtoni njëri-tjetrin me zemërbutësi
Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, ndërtojeni të tillë në frymën e zemërbutësisë. (v. 1)

“Më vjen shumë keq. Ju lutem, vëllezër dhe motra të mitë në Krishtin, a do të më falni?” Lotët rrodhën mbi faqet e Isidros ndërkohë që qëndronte parapara kishës së mbushur me besimtarë Celtal.

Isidro kishte qenë një i krishterë i zjarrtë. Por kjo ishte përpara se të vinin në atë zonë punëtorët e rrugës. Ai u bë shok me ta, dhe u shiste vezë, pula, tortija të freskëta dhe portokall. Ndërsa ata i kishin ofruar birrë. Shumë shpejt ai shkonte natë për natë me ta duke pirë dhe nuk po shkonte më në shërbesat e adhurimit.

Një ditë u zgjua dhe pa boshllëkun në jetën e vet. Edhe pasi kishte filluar pijen, ishin disa nga miqtë e tij që kishin shkuar ta takojnë. Ata i treguan se sa shumë e donte Perëndia atë dhe donte që ai ta linte pijen dhe të kthehej tek ai.
Isidro vendosi të kthehej përsëri tek besimi i tij tek Krishti, por, më parë, i duhej të bënte diçka. Atë të diel, ai kërkoi që të fliste gjatë shërbesës. Kur u ngrit, i kërkoi falje bashkësisë. “Duke u rikthyer tek pija, bëra me turp Perëndinë, dhe juve, familjen e Perëndisë. A do të më falni?”, tha Isidro. Ai falënderoi personat që i kishin shkuar për vizitë dhe e kishin inkurajuar të kthehej tek Zoti.

A ka nevojë për inkurajim dikush që ju e njihni për t’u kthyer përsëri tek Zoti? — Helen Hofman

Ndërsa luteni, merrni kohë për t’ia rrëfyer mëkatet tuaja Perëndisë, dhe falënderojeni atë për faljen e tij. Merrni në konsideratë sot se ku po ju kërkon Perëndia të inkurajoni dikë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.