Meditime – 8 Mars

Lexoni nga Galatasve 2:6-10

Kujtoni të varfrit

Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja. (v. 10)

Kur Pali u bëri vizitë apostujve, ata duhet të siguroheshin se binin dakord në lidhje me një parim qendror të ungjillit. Ata diskutuan një temë të rrëmbyer teologjike: a duhet të bëheshin johebrenjtë më parë hebrenj para se të bëheshin të krishterë? A duhej të ndiqnin ata ligjet e vjetra ceremoniale të cilat për shumë kohë e kishin dalluar popullin e Perëndisë nga të gjithë popujt e tjerë? Pas shumë diskutimeve, ata vendosën për jo, duke theksuar se tani ishte Krishti realiteti i ri, dhe johebrenjtë mund të bëheshin ndjekës të Krishtit pa iu dashur të bëhen hebrenj më parë.

Si shumica e diskutimeve në kishë, edhe kjo çështje me shumë mundësi ka qenë qendra e vëmendjes për një farë kohe. Debatet teologjike mund të të marrin shumë energji. Ndonjëherë ato mund të konsumojnë kaq shumë energji saqë kisha nuk mund të ketë mjaftueshëm “benzinë” për t’iu përkushtuar çështjeve të tjera, përfshirë këtu shërbesat e rëndësishme, siç është kujdesi për të varfrit.

Dhe prandaj vargu final në lidhje me bisedën në Jerusalem është kaq i mrekullueshëm. Dakord, ranë dakord të gjithë nga ana teologjike. Por, përpara se takimi të deklarohej i mbyllur, dikush u ngrit e tha: “Mbas atyre që folëm, le të mos harrojmë të varfrit!”. Dhe Pali ishte tej mase dakord me këtë. Kjo na shërben sot si një kujtesë se pavarësisht sa të sigurt jemi që e kemi vënë në vijë teologjinë tonë, nëse në fund jemi shumë të saktë teologjikisht por injorojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, atëherë po harrojmë një nga gjërat më të mëdha që Jezusi ka dashur që ne të bëjmë që në fillim.—Scott Hoezee

Lutje: Na ndihmo gjithmonë o Jezus, që të kujtojmë më të varfrit mes nesh.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *