Meditime – 8 Prill

Lexoni nga Luka 15:11-32

Mora këpucë

Sillni këtu rrobën më të mirë dhe vishjani, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. (v. 22)

Pastor Uillbër Uashington ishte presidenti i parë afrikano-amerikan i Sinodit të Përgjithshëm të Kishës së Reformuar. Ai ishte një burrë i mençur dhe i mrekullueshëm. Ishte pikërisht Uillbëri ai që më hapi sytë ndaj diçkaje në shëmbëlltyrën e sotme, të cilën nuk e kisha vënë re më parë. Djali plëngprishës, kur u kthye në shtëpi, mori sandale.

Sipas Uillbërit, këpucët, ose ato që mbatheshin në këmbë, ishin shenjë e birërisë. Vetëm skllevërit rrinin zbathur. Nga kjo ide është krijuar edhe himni i vjetër që thotë: “Unë mora këpucë, ti more këpucë, të gjithë fëmijët e Perëndisë morën këpucë. Kur të shkoj në qiell do t’i vesh këpucët e mia dhe do të shëtis nëpër të gjithë qiellin e Perëndisë”.

Imagjinoni çfarë pritjeje madhështore: sandalet, një unazë, një rrobë, viçi i majmur dhe festë. Secila prej këtyre gjërave flet për mikpritje dhe pranim. Dhe e gjithë kjo për një djalë, i cili e kishte trajtuar babanë e tij në mënyrë të turpshme, dhe meritonte plotësisht çdo çast nga mjerimi ku ishte. Nuk është çudi që skribët dhe farisenjtë murmuritën. Ata e kishin zët natyrën e hirshme të atit. Po ashtu, nuk është çudi që tagrambledhësit dhe mëkatarët “i afroheshin për ta dëgjuar” (15:1), sepse tek historia panë një dritëz të vogël shprese.

Nëse ndonjëherë iu bie rasti të shihni pikturën e Rembrandit me titull “Kthimi i Djalit Plëngprishës”, hidhini një vështrim të mirë e të gjatë atit të plakur e të rrudhur ndërsa e përqafon birin e tij për nga vetja. Rembrandi e pikturoi atin si të ishte i verbër. Sytë e tij janë të mbyllur, si të mjegullt. Ai nuk e sheh djalin e tij të pabindur me sytë e tij, por me zemrën e tij. Po kështu na sheh edhe ne Perëndia. —Lou Lotz

Lutje: O Zot, faleminderit për hirin tënd të pakuptueshëm.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *