Lexoni nga Psalmi 139:13-16; Psalmi 95:6-7
Përse duhet një festë për ditëlindje?
Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara ZOTIT që na ka bërë. (Psa. 95:6)

Huani, një nga studentët tanë të shkollës së Biblës, na ftoi në festën e ditëlindjes për djalin e tyre dy vjeçar. Ne pranuam me shumë gëzim të shkonim e të festonim me ta.

Pasi të gjithë të ftuarit kishin ardhur, Huani u ngrit në këmbë dhe tha: “Perëndia na ka dhënë djalin tonë. Ai është një fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm. Kur ka qenë sëmurë, Perëndia e ka shëruar. Unë ju kam ftuar këtu që të bashkoheni me ne për ta falënderuar Perëndinë për të, dhe për të festuar dy vjetorin e jetës së tij. Do të doja që dikush prej jush të na jepte një mesazh nga Fjala e Perëndisë, dhe dikush të na drejtonte në disa këngë për të lavdëruar Perëndinë”.
Pas shërbesës së falënderimit dhe lavdërimit, Huani dhe bashkëshortja e tij qerasi të gjithë miqtë me nga një tas qull misri dhe me nga një tostadë misri (pallaçinka). Atë natë, u kthyem në shtëpi me zemra të ngopura. Kishin festuar mirësinë dhe kujdesin vigjilent të “Dhënësit të jetës”.

Mendova pak se sa ndryshe kanë qenë festat e ditëlindjeve që kishim festuar në Amerikë. Sa e çuditshme, mendova me vete, që në ato festa ne nderojmë personin që ka marrë prej Perëndisë bekimin e jetës, në vend që të nderojmë Perëndinë, dhënësin e jetës. Si ka mundësi që e kemi kthyer mbrapsht? — Helen Hofman

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë, krijuesin tuaj, për dhuratën e jetës, dhe që ju ka bërë në mënyrë kaq të mrekullueshme sipas imazhit të vet.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.