Meditime – 8 Shkurt

Lexoni nga 1 Pjetri 2:1-3

Dëshironi qumështin e fjalës

Si foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij. (v. 2)

Po flisja në internet me një burrë, i cili ka paralizë cerebrale njësoj si unë. Ai po ankohej që dikush duhet ta ushqente, ta vishte dhe në shumë raste ta trajtonte në parim si një foshnje. Megjithëse komunikova vetëm disa herë me të, një nga thëniet e tij më ka ngelur në mendje: “A mund të jem unë një foshnjë?”. Mendimi im i parë ishte ky: “Ç’kërkesë e çuditshme”.

Megjithëse thënia e tij tingëlloi çuditshëm, është pak e ngjashme me atë që shkroi dhe apostulli Pjetër: “Si foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër . . .” frymëror. Por edhe kjo thënie e apostullit mund të na duket e pazakontë. Për ta kuptuar se ç’donte të thoshte, duhet të kuptojmë se ky “qumësht i pastër” që po përshkruan Pjetri është Fjala e Perëndisë. Qumështi i nënës i jep foshnjës lëndën ushqyese për të cilën ka nevojë që të rritet, dhe Bibla na jep gjithçka që na nevojitet për t’u bërë të krishterë të pjekur. Bibla është udhërrëfyesi i përsosur për jetesën dhe na tregon si të jetojmë përjetë duke pranuar Jezusin. Nuk ka asgjë të keqe të lexojmë libra të tjerë dhe meditime që na ndihmojnë të kuptojmë Biblën, por asgjë nuk ia kalon Fjalës së pastër të Perëndisë.

Që të gjithë duhet të jemi si foshnjat, që thjesht të dëshirojmë çdo fjalë të Biblës. A e dëshirojmë fort qumështin e pastër të Fjalës së Perëndisë? Ajo na jep të gjitha lëndët ushqyese që kemi nevojë për këtë jetë dhe për atë që do të vijë.—Steve Laman

Lutje: Faleminderit o Zot për Biblën. Na ndihmo ta dëshirojmë fort për çdo ditë atë qumësht të fjalës.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *