Meditime – 8 Shtator

Lexoni nga Mateu 25:34-40

Pranim dhe shërim – shikimi

Në të vërtetë po ju them: për aq sa ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua. (v. 40)

Një grup i vogël fqinjësh mblidhet çdo mëngjes në rrugicën time për t’u lutur. Një nga pjesëmarrëset e rregullta është një grua e re, e cila bën shumë pyetje pas leximit të Biblës. Shpeshherë, pyetjet e saj kanë të bëjnë me vetë Jezusin: “Nëse Jezusi është këtu me ne”, pyet ajo, “pse nuk mund ta shohim atë? A është kaq e vështirë ta shohim”. Zakonisht ne i përgjigjemi që mund ta shohim Jezusin. Por si?
Te Mateu 25, Jezusi u thotë ndjekësve të tij se do ta gjejnë atë tek të uriturit, të eturit, të huajt, të sëmurët dhe të burgosurit. Kur ne nuk e shohim dot Jezusin, atëherë duhet të rregullojmë shikimin tonë. Jezusi, mbreti, nuk mungon. Përkundrazi, ai është gjithnjë i pranishëm për ne, në fytyrën e fqinjit tonë, dhe veçanërisht të fqinjit tonë që është në nevojë.

Në komunitetin ku unë jetoj, kjo do të thotë të mësojmë ta shohim Jezusin përmes syve të atij burrit që troket derë më derë dhe kërkon para, apo të një fqinji që ka një nevojë urgjente dhe kërkon më shumë kohë nga koha që unë kam. Do të thotë ta shohim Jezusin çdo ditë në qindra raste që hasim vepra shërbimi dhe të mësojmë të ofrojmë dhe të marrim dashuri prej tij sipas kërkesës që del nga nevojat dhe dhuntitë.

Kur shohim Jezusin te njëri-tjetri, po kryejmë një vepër shërimi. Ata që e pranojnë Jezusin, marrin nga prania e tij shëruese. Ata që janë të pranuar ashtu si Jezusi, marrin dhuntinë e mirëpritjes. Ne të gjithë kemi mundësi të pranojmë të tjerët dhe të jemi të pranuar.—Amy Curran

Lutje: O Jezus, na mëso të të shohim dhe të të pranojmë tek të tjerët.

http://fjaleteshpreses.org/wp-content/uploads/2018/09/MEDITIME_08_SHTATOR_2018.mp3

Komente

komente