Meditime – 9 Gusht

Lexoni nga Gjoni 4:1-30

Duke mbushur bidonët

Por kush pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë më etje përjetë. (v. 14)

Në një prej mëngjeseve të mi të parë në Kajunga të Ugandës, u zgjova nga zhurma e një turme që po grumbullohej rreth pusit të qytetit. Gratë dhe fëmijët rreshtoheshin bashkë me bidonët e tyre të verdhë për të zënë një vend në radhë. Enët mbajnë burimin dhe atë që mban gjallë jetën, pra, ujin! Kajunga ka një pus që punon, por jo gjithmonë. Më mirë ujë nga një burim që ka pak sesa mos të kesh ujë fare, apo jo? Për disa ugandezë nuk ekzistojnë alternativat. E megjithatë, burimi i ujit është i rëndësishëm. Puset që kanë më pak nuk arrijnë t’i përmbushin nevojat e njerëzve.

Gruaja samaritane ka nxjerr ujë nga pusi i Jakobit për një kohë të gjatë. Ai pus përmbush nevojat e saj. Megjithatë, ora e pazakontë kur ajo mbush ujë nga pusi i Jakobit nxjerr në pah izolimin e saj dhe marrëdhëniet e prishura. Jezusi e afron, duke punuar në thellësi për të zbuluar nevojën e saj të vërtetë. Gruaja e etur kërkon plot guxim për ujë të gjallë. Vetëm uji i Mesias e shuan etjen e neglizhuar brenda saj. Tani që ndihet e kënaqur, gruaja i hedh tej bidonët, duke e harruar pusin që ka pak ujë. Kur Jezusi vëren etjen, vetëm ai mundet ta shuajë atë.

Ku i mbushim ne enët tona? Nëpër cilat puse po endemi? Çdo pus përveç Krishtit, burimit të ujit të gjallë, është në fakt një pus që ka shumë pak. “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat . . . ejani, blini dhe hani! Ejani . . . pa para dhe pa paguar . . . Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop?” (Isaia 55:1-2).—Michelle Christy

Lutje: O burim i ujit të gjallë, rrëfejmë që kemi mbushur ujë edhe në puse më të vegjël. Na mbush sot sërish.


Komente

komente